Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Gjatë pandemisë droga u përzje me ilaçe” flet toksikologu Sulaj: Fatkeqësisht drogën po e konsumojnë shumë vajzat 17-18 vjeçe

20:23 / February 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
urgjenca 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Trafikantët e drogës për të rritur fitimin, heroinën dhe kokainën e shtojnë më lëndë të ndryshme toksine.

Toksikologu, Zihni Sulaj thotë se përzierja e drogës me lëndë të tjera toksike mund të rrisë efektin e saj tek përdoruesi, por njëkohësisht shton edhe dëshirën për konsum të madh. Vetëm gjatë periudhës së izolimit të vendit nga Covid 19, 2 persona kanë ndërruar jetë nga overdoza.

Sulaj: Efektet toksike të drogave më së shumti qëndrojnë të përzierësit, tek shtesat që bëhen, se sa tek vetë produkti aktiv i drogës. Pandemia e ka çuar në një përmbysje të tablosë epidemiologjike të përdoruesve. Shpesh për të arritur efektin në mungesë të sasive këta përdorin shumë medikamente. Përziejnë shumë qetësuse, antidepresiv, i përziejnë bashkë me drogën dhe e injektohen çka e bën edhe më të rëndë këtë. Ne kemi konstatuar 2-3 raste overdozë të shoqëruar me përfundim vital.

Mjekët toksikolog ngrenë alarmin ata thonë se edhe numri adoleshentëve femra dhe meshkuj që pinë kokainë është shtuar shumë në vendin tonë,por nuk mungojnë edhe rastet kur droga fillohet në personat adult.

“Ata që kanë një punë të mirë dhe burim të ardhurash financiare të sigurta dhe të shumta e preferojnë që drogën ta pinë në grup. Por nga ana tjetër fatkeqësisht kanë filluar që drogën ta konsumojnë shumë femrat 17-18 vjeçe”- shprehet Sulaj për Top-Channel.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Grabiti mbi 100 mijë euro në dy banka, dëshmia e autorit: Lekët i lashë në kazino, u dhashë dhe shokëve

09:29 / November 10, 2026

Laboratorë, bibliotekë e hapësira moderne, kryeministri Rama ndan pamjet nga shkolla e re në Astir

09:23 / November 10, 2026

Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

09:20 / November 10, 2026

BE planifikon të ndalojë dhjetë praktika manipuluese në internet

09:18 / November 10, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.