Një pjesë e nyjës, te rrethrrotullimi ish-sheshi “Shqiponja” që shkakton trafik dhe kaos çdo ditë në hyrje të Tiranës duke u kthyer në makth për drejtuesit e makinave do të jetë gati në 15 mars.
Lajmin e dha sonte ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku gjatë inspektimit të punimeve që bëri së bashku me kryeministrin Edi Rama.
“Në 15 mars do të bëhet i kalueshëm, do të dorëzohet. Ne sot deklarojmë që për një muaj e pak, deri në 15 mars të bëjmë gati për të kaluar këtu një pjesë të trafikut. Kemi pasur ankesa përsa i përket ngarkesës së trafikut. Por këtu punohet me tre turne dhe prandaj ka ecur kaq shumë në përfundimin e tuneleve” tha ajo. Ndërkohë që i gjithë projekti parashikohet që të përfundojë në tetor të këtij viti.
