Rritja e rasteve me COVID-19 ka ndodhur për shkak të disa faktorëve që nisin nga kushtet e motit, ulja e temperaturave, mosmbajtja e maskave në ambiente të mbyllura apo grumbullimet, shprehet imunologu i njohur Genci Sulçebe.
Në ABC e mëngjesit ai foli dhe për imunitetin e tufës, ku tha se sipas përllogaritjeve të përafërta, në Tiranë ritmi i shpërndarjes së virusit është 5-6 % në muaj dhe sipas përllogaritjeve tona 40 % e qytetarëve e kanë kaluar, atëherë në fund të qershorit duhet ta kemi arritur imunitetin e tufës të paktën në qytetin e Tiranës.
Sot jemi në kushtet kur njerëzit rrinë më shumë brenda se sa jashtë. Mos harroni se për shkak të temperaturave nuk mund të bëhet as ajrosja e ambienteve të brendshme, ashtu siç mund të bëhej gjatë muajve të ngrohtë. Janë edhe festat apo grumbullimet e ndryshme në salla apo zyra, ku mbajtja e maskave është e domosdoshme.
Në bazë të studimit që kemi bërë, nëse në fund të qershorit ishim 7 % në fund të dhjetorit ne shkuam 45 %, pra me një rritje 5-6 % në muaj. Me këto ritme ne mund të shkojmë në mbi 70 % në muaj. Këtu nuk llogarisim vaksinat”, tha Sulçebe.
Sipas tij, në rang vendi jemi shumë larg imunitetit të tufës, pasi jemi në 20-25 %.
“Ka të bëjë dendësia e popullsisë. Në Tiranë ka një dendësi të madhe dhe ka një përhapje të madhe të virusit”, tha imunologu Sulçebe për abc neës.
