Kreu i shtetit Ilir Meta ka komentuar dhe deklaratën e ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim, duke kërkuar që partitë të jenë në garën e 25 prillit me figura me integritet.
Meta thotë se ky ka qenë një problem serioz në të gjitha nivelet e pushtetit, por ai i bën thirrje partive që më 25 prill të garojnë me figura me integritet.
Ai kërkon që si partitë dhe qytetarët të distancohen nga figurat që nuk i përfaqësojnë.
”Fakti që ne kemi bërë një ligj për dekriminalizimin, tregon se ka qenë problem serioz. I Kuvendit, pushtetit vendor, i niveleve të tjera, të qeverisjes.
E domosdoshme më 25 prill të tregohet vullnet nga forcat politike, dhe vetë qytetarët për t’u distancuar nga figurat që nuk përfaqësojnë qytetarët, interesin e lartë publik. Dhe që kanë ato problemet e qarta në ligjin e dekriminalizimit.
Partitë të jenë në garë me figura me sa më shumë entigreitet.”- tha Meta.
