Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Fotot e politikanëve në fushatë, Rama: Sjellje e pajustifikueshme jo vetëm e opozitës, por edhe e PS-së

11:55 / February 8, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ramam
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama në konferencë me gazetarët, së bashku me ministren Ogerta Manastirliu.

Në fokus është pandemia COVID.

Të papërgjegjshme dhe të pajustifikueshme, i ka quajtur kryeministri Edi Rama mbledhjet e partive politike për fushatë, përfshirë këtu edhe anëtarët e partisë së tij.

Ai shtoi se ka pasur një neglizhencë të madhe të respektimit të masave, por theksoi se një gjë e tillë nuk ka sjelle kaos në sistemin shëndetësor.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, Rama tha se duhen marrë masa që një gjë e tillë të mos vijojë përkeqësimin e rasteve ditore.

“Që të funksionojnë siç duhet, duhen zbatuar. Nga ana tjetër qasja e autoriteteve të shëndetësisë dhe në tërsi të autoriteteve që janë përgjegjëse ka qenë një qasje më shumë sensibilizuese dhe mirëkuptuese se represive, mirëpo mesa duket nga çfarë konstatohet prej autoriteteve shëndetësore ka një rënie të angazhimit të qytetarëve duke filluar që nga vendosja e maskës kudo, jashtë shtëpisë duke vazhduar me rregullat e vendosura për njësitë tregtare dhe me eksese të patolerueshme në lokale të caktuara apo qoftë edhe nga politikanët dhe këtu me politikanët dua ta bëj të qartë që nuk e kam fjalën vetëm për partitë e tjera, por edhe ata që janë pjesë e partisë që drejtoj që shkelin rregullat duke u mbledhur me salla e dhoma me më shumë se personat e përcaktuar si numër e komitetit teknik. Kjo është e papërgjegjshme dhe e pajustifikueshme sepse të gjitha bashkë bëjnë në tërësi atë që nuk duket sot si një front i bashkuar i përgjegjësisë qytetare në luftën kundër COVID. Nuk jemi të shqetësuar sa i përket stabilitetit shëndetësor, por nëse nuk veprojmë tani atëherë situata rrezikon seriozisht të përkeqësohet, numri i infektimeve rrezikon të rritet dhe barra mbi shëndetësinë rrezikon të rritet. Jemi besoj të gjithë të qartë që masat propozohen nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, por nga ana tjetër ne që jemi këtu në radhë të parë në anën e qeverisë dhe ju të mediave kemi detyrimin që  të bëjmë më shumë se të tjerët që zbatimi i masave të jetë korrekt”, tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Laboratorë, bibliotekë e hapësira moderne, kryeministri Rama ndan pamjet nga shkolla e re në Astir

09:23 / November 10, 2026

Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

09:20 / November 10, 2026

BE planifikon të ndalojë dhjetë praktika manipuluese në internet

09:18 / November 10, 2026

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar në Shkodër, dyshohet se e zuri korrenti gjatë riparimit të një defekti

23:04 / November 9, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.