Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“KQZ nuk përcakton rezultatin e zgjedhjeve”/ Fatos Lubonja: Vjedhja dhe manipulimet bëhen në terren

22:04 / February 8, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Fatos Lubonja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar deklaratën e kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, se palët politike nuk kontestuan emërimin e tij si komisioneri i këtij institucioni.

Në një lidhje skype për emisionin “Real Story” Lubonja tha se fakti që nuk u kontestua emërimi i Celibashit në këtë detyrë, është për faktin se “lufta” për zgjedhjet ndodh në terren dhe se nuk e përcakton rezultatin e këtyre zgjedhjeve KQZ.

“Unë e mendoj kështu. Siç tha dhe zoti Celibashi, se është zgjedhur me konsensus. Pyetja që ngrihet është; si ka mundësi që ndërkohë që ne kemi një konfliktualitet të madh, ku marrëveshja e 5 Qershorit u prish në diçka që lidhet me zgjedhjet, ku ndaloheshin koalicionet, është ruajtur konsensusi lidhur me komisionerin e zgjedhjeve. Këtu ka një paradoks. Kemi një ‘luftë’ që ku t’ja hedhësh tjetrit dhe nga ana tjetër kemi një konsensus për komisionerin.

Për mua, rezultati i zgjedhjeve, është rezultat që nuk do të përcaktohet nga KQZ. Pra, të më fal zoti Celibashi, por mendoj se KQZ dhe komisioneri janë lart në atë shkallën e zhvillimit të ngjarjeve, ndërkohë që ngjarjet, siç është manipulimi i votës, vjedhja e tyre, ndodhin shumë poshtë. Aty ku ata lartë nuk kanë akses. Mendoj se një nga arsyet se pse nuk ka pasur një ‘luftë’ lidhur me lartë, është se figura e Celibashit lidhet si figurë serioze.

Këta në fund fare do të jenë noterë të kësaj gjejë, që do të ndodh poshtë. Unë nuk besoj në asnjë mënyrë që ajo fryma e konsensusi, që të kemi zgjedhje të lira, është në frymën e këtyre bandave, këta të dy që i quaj unë, që këto banda të kontrollojnë ‘territorin’. Është si puna e asaj që thonë se; shqiptarët kanë tolerancë fetare.

Në fakt e vërteta nuk është ajo, por që feja nuk është instrumentalizuar në Shqipëri, pasi kanë qenë të tjera ato instrumente. Në këtë kuptim, KQZ nuk iu prish punë, dhe kështu për të ruajtur atë fasadën demokratike gjoja, s’kanë bërë zhurmë të madhe. Forcat politike nuk kanë pasur besim tek një institucion i pavarur, që nuk bëhet nga të votuarit e partive, dhe e bënë që secili të ruaj njëri-tjetrin. Problemet e mëdha tek ne janë pikat më poshtë.”, tha Lubonja.

lubonja manipulimi Vjedhja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.