Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Programi ekonomik i LSI-së, ish deputeti Spahiu: Jemi në të njëjtën linjë me PD-në për biznesin e vogël, buxheti për arsimin të mos jetë më pak se 5%

23:07 / February 8, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Spahiu LSI
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Përparim Spahiu i ftuar në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’, foli në lidhje me programin ekonomik të kësaj partie politike.

Spahiu tha se LSI do të përqendrohet tek financimi i arsimit, ku shtoi se kur të vijnë në qeveri buxheti i arsimit të mos jetë më pak se 5% i prodhimit të brendshëm bruto.

Në thelb është vazhdimi i programit të mëparshëm të LSI-së. Këtë herë dallon faqja e parë e programit sepse do të përqendrohemi në një Reformë Arsimore, kemi arsimin prioritet. Ky prioritet vjen edhe si pasojë e situatës ku vendi ndodhet

Ne kemi ardhur me propozimin që buxheti i arsimit të mos jetë më pak se 5% të prodhimit të brendshëm bruto.  Taksimi i së ardhmes, që do të thotë do taksojmë 200 kompanitë më të mëdha me 1% më tepër të tatim fitimit.’- tha Spahiu.

Ish-deputeti theksoi se programi i LSI-së dhe programi i PD-së janë në të njëjtën linjë për sa i përket biznesit të vogël.

“Ka një frymë të përbashkët të dy programeve ne merremi kryesisht me shtresën në nevojë. Kemi të përbashkët kujdesin për biznesin e vogël, i cili është punëdhënësi më i madh në vend. Kjo simbioze, apo kjo frymë e përbashkët ka lidhje dhe me taksimin e sheshtë që është ndryshe nga struktura e taksimit që PS ka pasur në këto 8 vite. Ne jemi në të njëjtën linjë, prioritet është sjellja e qeverisë së ardhshme me biznesin e vogël. Jemi me të njëjtin propozim. Deri në 140 mijë dollarë nuk do të paguhet as TVSH dhe as tatim fitimi për biznesin e vogël. Një nga probleme më të madhe të biznesit të vogël është marrëdhënia me tatimorët, dhe kjo bën që të krijojë këtë largësinë dhe mos të këtë më kontakte për menaxhimin ose kontrollin e bizneseve të vogla.  Do të jemi vend konkurrues në Rajon, do të rritet baza e tatim paguesve dhe do të ulet evazioni fiskal.”- tha Spahiu.

Sa i përket menaxhimit të pandemisë nga qeveria, Spahiu tha se bizneset në asnjë moment nuk e kanë ndjerë ndihmën e shtetit.

“Është e pazakontë, por e zgjidhur edhe në një mënyrë të pazakontë nga qeveria shqiptare. Ato para që u dhanë u morën nga taksa ose bashkiake ose nga tarifat e sigurimeve shoqërore. Bizneset nuk e ndjenë në asnjë moment ndihmën e shtetit. Them që zgjedhjet e  25 prillit do të krijojnë një atmosferë ndryshe, një qeveri fleksibël,  do të krijojmë një marrëdhënie të mirë me biznesin. Qeveria aktuale thjesht bën propagandë dhe nuk ndihet në asnjë vend ndihma. Masat duhet të ishin një ndihmë financiare më e madhe. Jemi vendi me rritjen më të madhe të personave të infektuar më COVID. Ajo që bën dallimin me vendet e rajonit, është sjellja e qeverisë.”- tha ish-deputeti.

arsimin linje PD perparim spahiu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.