Pandemia e COVID-19 vazhdon të ndryshojë planet e futboltti botëror, duke i shkaktuar probleme skuadrave në të gjithë botën e duke kthyer kaosin në aktivitetet kryesore. UEFA është deyturar që të ndryshojë vendndodhjen e disa ndeshjeve të saj, si pasojë e rregullave për karantinimin e detyrueshëm që është vendosur në disa shtete.
Për shkak të ndalesës së personave që udhëtojnë nga Britania e Madhe, ndeshjet e Ligës së Kampioneve Lajpcig-Liverpul dhe Borusia Mynshengladbah-Mançester Siti do të zhvendosen në Hungari, pasi shteti gjerman nuk lë britanikët të shkelin në territorin gjerman pasi atje është përhapur një variant i virusit. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me portugezët e spanjollët, duke zhvendosur takiemt e skuadrave të këtyre vendeve ndaj britanikëve në Itali.
Por tashmë është edhe një tjetër problem sa i përket karantinimit që shteti anglez kërkon për ata që udhëtojnë nga Amerika e Jugut, ku virusi është ulur këmbëkryq në këto muaj. “Sky Sports” bën të ditur se shumë klube po planifikojnë që të mos lejojnë futbollistët e përfaqësueseve të Amerikës së Jugut si Brazili e Argjentina, që të udhëtojnë për ndeshjet e kualifikueseve të Botërorit. Ata do të mungonin të paktën edhe 10 ditë të tjera pas kthimit, të detyruar për të hyrë në karantinë. Ndaj klubet po mendojnë që të refuzojnë ftesat për emra si Kavani, Hames Rodriguez, Aguero, Lo Celso, Allison, Tiago Silva apo Firmino. Të gjithë do të duhet të shohin nga televizori ndeshjet e përfaqësueseve të tyre pasi vetë nuk mund të marrin pjesë në sfidat e marsit në kualifikueset e Botërorit.
