Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vdiq pasi kishte pirë dezinfektant duarsh, familjarët e 32-vjeçares padisin kompaninë

10:44 / February 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilinois 780x405 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Familjarët e një gruaje 32-vjeçare nga Illinois, e cila vdiq nga helmimi akut me metanol pasi dyshohet se kishte konsumuar një sasi të madhe të këtij lëngu, kanë ngritur një proces gjyqësor kundër një kompanie që prodhon dezinfektantë duarsh.

Sipas New York Post , të afërmit e Kayla Stagner, akuzojnë “4e Brands”, prodhuesin e dezinfektantëve “Blumen Advanced Instate Sanitizer”, për shkelje të ligjit në lidhje me rekomandimin e tij.

Stagner, e cila ishte një mësuese në një kopsht fëmijësh, ndërroi jetë në fund të majit të kaluar, pas një qëndrimi të shkurtër në një klinikë në St. Louis, qytetin ku ajo jetonte.

Sipas dokumenteve të procesit gjyqësor të paraqitur në gjykatën federale në St. Louis, u vërtetua se në shishen antiseptike të ekzaminuar në lidhje me gjetjet e autopsisë zbuloi se ajo përmbante “nivele vdekjeprurëse të metanolit” .

Sidoqoftë, sipas dokumenteve të gjykatës, përbërësi aktiv në etiketën e produktit ishte etanoli, një substancë e përdorur në pijet alkoolike. “Metanoli nuk ishte i shënuar në etiketën Blumen Advanced Instant Hand Sanitizer”, thuhet në procesin gjyqësor të familjes, e cila kërkon kompensim prej 75,000 dollarë për vdekjen e 32-vjeçares nga kompania.

Antiseptiku i dorës Blumen u tërhoq nga tregu vitin e kaluar pasi testet zbuluan se ai përmbante metanon. Helmimi me metanol mund të shkaktojë të përziera, të vjella, verbëri dhe vdekje, veçanërisht nëse gëlltitet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Macronët padisin gazetaren në SHBA për shpifje: Pretendoi se Brigitte ka lindur burrë

21:59 / November 9, 2026

SHBA/ Kongresmeni republikan paraqet një mocion për të shkarkuar Hegseth: Lufta kundër Iranit nuk pati miratimin e Kongresit

21:18 / November 9, 2026

Kanadaja vendos sanksione të reja ndaj Rusisë, në listë 38 organizata dhe 24 individë

16:13 / November 9, 2026

Gjermani/ Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale

15:38 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.