Sokol Shytre, ky është i riu që u gjet i mbytur në Zvërnec të Vlorës. 22-vjeçari nga Fieri është identifikuar nga tatuazhi i kafkës në dorë. Ndërkohë kanë nisur hetimet për të zbardhur shkakun e vdekjes së tij. Paraprakisht dyshohet se është vrarë pasi ka hematoma në kokë e trup.
Sokol Shyrte është i riu që u gjet pa jetë në bregun Zvërnecit në Vlorë një ditë më parë. Grupi hetimor ka arritur që të zbardhë identitetin e të riut, i cili kishte një tatuazh me kafkë në gishtin tregues.
22-vjeçari nga Fieri, rezulton të jetë rrahur e më pas të jetë hedhur në ujë, pasi nga kqyrja paraprake e trupit janë vënë re hematoma në kokë dhe trup. Shenja këto që ngrenë dyshimet se i riu është vrarë.
Trupi i të riut u gjet i pajetë një ditë më parë në në bregdetin e Zvërnecit në Vlorë. Fillimisht u dyshua se bëhej fjalë për ndonjë peshkatar të zonës, por hetuesit janë të bindur që ai nuk është i tillë. Pritet të mësohen më shumë detaje nga hetimet se çfarë ka ndodhur me të riun, dhe cili është shkaku i vdekjes së tij.
