Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kërcënonte me kanun policinë italiane në “Tik Tok”’, arrestohet “Mirko Floriri”

21:42 / February 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2021 02 09 at 21.34.22
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mirko Rosa, i njohur edhe si “Mirko Floriri” ka rënë në pranga. Ish-sipërmarrësi i cili ishte dënuar shumë herë, sfidonte policinë italiane që ta arrestonin përmes videove të postuara në  aplikacionin ‘TikTok’.

“Mos i harxhoni paratë tuaja, nuk do të më kapni kurrë“, shkruante ai, përcjell abcnews.al.

Ai u arrestua Zvicër, pas një urdhri arresti evropian të lëshuar më 21 janar të këtij viti, ku strehohej për t’i shpëtuar dënimit me 6 vjet burg për një sërë veprash të rënda penale.

Mirko Rosa, 46 vjeç, i njohur si “Mirko Floriri”, ra në grackën e hetuesve. Sapo mbërriti drita jeshile nga autoriteti gjyqësor, karabinierët e Vareses lajmëruan kolegët e policisë kantonale Mendrisio për ta arrestuar.

Sipërmarrësi në sektorin e tregtisë së arit, duhet të vuaj një dënim të mbetur me mbi 6 vite burg për një sërë krimesh: mashtrim, abuzim në familje, dëmtim personal, vrasje të kafshëve, pastrim parash, botim arbitrar i akteve të procedurave penale, simulim i një krimi dhe fyerje ndaj një zyrtari publik.

Vetëm disa ditë më parë, u arrestua shoferi dhe truproja i tij, Jhony Gentian Lohja, një shqiptar me shumë krime që përfundoi në pranga për pjesëmarrjen në shit-blerjen e një pistolete me një numër regjistri të fshirë.

I bindur se ishte në gjendje t’i shpëtonte arrestimit, ai publikonte vazhdimisht video në rrjetin social “TikTok” në të cilat kërcënonte policinë me kanun (termin shqiptar për hakmarrje).

Ai publikonte video fyese ndaj policisë, ku shfaqej dhe me tatuazh me shqiponjën dhe muzikë popullore shqiptare me çifteli.

Sapo u arratis jashtë vendit, Rosa u përpoq t’i bënte karabinierët të besonin se ishin në vende të tjera nga vendet ku ishte me të vërtetë.

“Jemi në Melburn, Australi”, tha ai në Tik Tok, mirëpo kjo video u xhirua në Danimarkë. Karabinierët gjithashtu shikuan dhe shënuan fjalitë e sfidave të hedhura ndaj tyre, në veçanti ato që i përkasin Kanunit, kodit shqiptar të nderit.

Tani Rosa është burgosur në La Farera, burgu i Luganos, në pritje të ekstradimit.

Mirko Floriri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Macronët padisin gazetaren në SHBA për shpifje: Pretendoi se Brigitte ka lindur burrë

21:59 / November 9, 2026

SHBA/ Kongresmeni republikan paraqet një mocion për të shkarkuar Hegseth: Lufta kundër Iranit nuk pati miratimin e Kongresit

21:18 / November 9, 2026

Kanadaja vendos sanksione të reja ndaj Rusisë, në listë 38 organizata dhe 24 individë

16:13 / November 9, 2026

Gjermani/ Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale

15:38 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.