Ylli i Hollywood-it dhe i Bollywood-it, Priyanka Chopra ka treguar në një intervistë së fundmi se për t’u bërë pjesë e showbizit nuk ka qenë e lehtë. Pasi fitoi “Miss World 2000”, Priyanka tregon se dëshironte të niste një karrierë në showbiz dhe producenti i parë që takoi i kërkoi të bënte gjoksin, të pasmet dhe të rregullonte nofullën.
Menaxheri i aktores asokohe i pranoi kushtet, gjë që i bëri shumë përshtypje Priyankës, e cila tregon se ndjeu që nuk duhet të fliste nëse donte të bëhej një yll.
“Nuk kisha kurajo të flisja për veten time. Do doja që asokohe të veproja më mirë për veten. Producenti i parë që takova, pasi folëm pak minuta, më kërkoi të ngrihesha në këmbë dhe të rrotullohesha para tij. Më vështroi gjatë dhe me vëmendje. Më pas më tha se duhet të bëja gjoksin, të rregulloja nofullën dhe të rrisja të pasmet. Ai tha se nëse doja të bëhesha aktore duhet të plotësoja kushtet e tij. Madje ai njihte një doktor në Los Angeles ku mund të më dërgonte. Menaxheri im pranoi dhe unë dola nga zyra e producentit duke u ndjerë shumë e vogël. Mendoja nëse mund ta bëja këtë punë apo jo”-tregoi Priyanka.
“Sot është bërë diçka normale që vajzat e dëgjojnë shpesh. Edhe mua më ndodhi edhe pse e mbaja veten për të zgjuar. Më pas mësova me kohën”-përfundoi aktorja.