Një lajm tragjik ka ardhur nga Gjermania, teksa autoritetet e Berlinit kanë gjetur pa jetë në shtëpinë e saj modelen Kasia Lenhardt.
25-vjeçarja polake ishte e famshme edhe për lidhjen 15-mujore me futbollistin Zherom Boateng, teksa me mbrojtësin ishte ndarë vetëm një javë më parë. Ndërkohë, polica po heton shkaqet e vdekjes, ndërsa është mënjanuar mundësia e vrasjes.
Kasia e cila ka pasur edhe një fëmijë nga një lidhje e mëparshme, pati një ndarje jo shumë miqësore me Boateng duke e akuzuar këtë të fundit për pabesi dhe gënjeshtra ndërsa deklaronte se do t’i duhej pak kohë dhe më pas do ta demaskonte 32-vjeçarin. Por, fatkeqësisht, modelja pati një fat tragjik duke humbur jetën në mënyrë të papritur.
