Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

J.Lo dhe Alex Rodriguez në terapi për të shpëtuar marrëdhënien e tyre!

14:46 / February 10, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
J
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Karantina nuk paska qenë aspak e lehtë për çiftin e famshëm Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez.

Madje, ajo ka vënë në rrezik marrëdhënien e tyre, duke i çuar drejt ndarjes. Për këtë arsye, ata kanë ndjekur një terapi në çift për ta shpëtuar marrëdhënien.

Kështu ka treguar këngëtarja 51-vjeçare për “Allure”.

“Ne kemi punuar për veten tonë. Bëmë terapi. Mendoj se ishte vërtet e dobishme për ne dhe marrëdhënien tonë”.- u shpreh Lopez.

Duket se terapia ka dhënë efekt dhe ata janë sërish të lumtur në krahët e njëri-tjetrit. Madje, ata i kanë anashkaluar edhe thashethemet për tradhti nga ana e Alex Rodriguez.

Rodriguez, po përflitet së fundmi për tradhti ndaj partneres së tij me Madison LeCroy, pjesë e një reality-show.

Në epidosin e fundit të show-t, LeCroy u akuzuar nga disa pjesëmarrës të tjerë se ka fjetur me ish-anëtarë të martuar të Major League Baseball , e sipas burimeve, një person i mundshëm është pikërisht Rodriguez.

E gjitha kjo solli reagimin e Madison-it, e cila shprehet se ata të dy kanë komunikuar përmes celularit, por asnjëherë nuk ka patur kontakt fizik mes tyre.

“Alex asnjëherë nuk e ka takuar atë”, shprehet një person i afërt me sportistin, për “People”.

Nga ana tjetër, në një intervistë për “Page Six”, LeCroy thotë se ka biseduar përmes celularit me Alex-in, në telefonata që ajo i cilëson “të pafajshme”, por kurrë nuk janë takuar dhe kurrë nuk ka patur diçka fizike.

“Është thjesht një i njohur”, shtoi ajo.

Po kështu, sqaroi se Rodriguez në asnjë moment nuk e ka tradhtuar të fejuarën e tij me të. Të paktën fizikisht jo!

Megjithatë këto lajme s’i kanë prishur punë fare J.Lo-së dhe Alex-it.

Dyshja është parë duke darkuar bashkë dhe s’mundën t’i shpëtonin syrit të paparacëve. Ata dukeshin tepër të qetë dhe komunikimi mes tyre la të kuptohej se lajmet për tradhtinë s’i kishin prishur punë aspak.

1 11

Alex Rodriguez J.Lo
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

22:00 / October 12, 2026

Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, Antigona Ramosaj flet për herë të parë në “Live me Luizin”: Falënderoj Albërien që më qëndroi pranë

22:17 / October 9, 2026

Ministri i Kulturës, Gonxhja: Se shpejti nisim punimet për restaurimin e shtëpisë së Faik Konicës

21:19 / October 9, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.