Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ministri i Jashtëm grek: Në verë demarkohen zonat ekskluzive në detin Jon

15:39 / February 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vazhdojn euml mosmarr euml veshjet kufitare shqip euml ri greqi hd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Greqia është e përgatitur që gjatë muajve të verës ti zgjerojë ujërat e saj territorialë në detin Jon. Ministri i Jashtëm grek, Jorgos Katrougalos, deklaroi se në fokus të negociatave me Shqipërinë dhe Italinë do të jetë demarkimi i zonave ekskluzive ekonomike.

“Sigurisht që marrëveshje të tilla duan vullnetin e të gjithë krahëve politikë.Ndaj dhe kryeministri Tsipras është zotuar që vendimi të parashtrohet për një debat të gjerë në parlament në mënyrë që të mos ketë dyshime rreth kushtetutshmërisë së ligjit.

Kemi bërë mjaft progres në rilevimin e zonave ekonomike dhe jemi të sigurt se çdo marrëveshje e mundshme me dy shtetet e tjera do të jetë në përputhje me ligjet tona dhe ligjet ndërkombëtare”.

Komentet e Ministrit Katrougalos u bënë në kontekstin e një intervistë që kryeministrri shqiptar Edi Rama dha të enjten për një televizion shqiptar.

Një frazë e Kryeministrit për ripërcaktimin e kufijve mes dy vendeve u keqinterpretua nga mediat greke sikur kishte të bënte me kufijtë tokësorë dhe jo ata detarë.

Në një reagim të mëpasshëm një burim diplomatik në Ministrinë e Jashtme ghreke tha se kufijtë tokësorë mes dy vendeve janë të paprekshëm, kusht ky i theksuar edhe në një pakt miqësie që të dy vendet kanë nënshkruar në vitin 1996.

Delimitimi i ujërave territorialë mes Shqipërisë dhe Greqisë vazhdon të jetë pjesë e negociatave intensive që pas janarit 2010 ku Gjykata Kushtetuese në Tiranë anuloi marrëveshjen pasi shkelte Kushtetutën dhe Konventën e OKB-së për ligjin e detit.

Delimitimi greqia ministri i Jashtëm Shqiperi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Roskovec/ Theu urdhrin e mbrojtjes dhe shkoi në banesën e ish-partneres, 59-vjeçari plagos me drapër ish-vjehrrin

12:32 / September 14, 2026

Fishek dhe një letër kërcënuese/ Kanosi kushëririn dhe familjarët e tij për t’i marrë 300 000 euro, arrestohet në flagrancë 56-vjeçari

12:59 / September 13, 2026

Nuk justifikoheshin me të ardhurat, sekuestrohen 3 automjete luksoze në Vlorë

12:26 / September 13, 2026

Avokati Ndreca: SPAK refuzoi pa një shkak të ligjshëm takimin e avokatëve britanikë me Veliajn

16:58 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.