Dy vajza të mitura kanë vdekur pasi u hodhën nga një kullë e lartë apartamentesh, pas raportimeve se ishin bashkuar në një “grup vdekjeje” online, në dukje me tematikë nga Harry Potter.
Varvara Vlasova dhe Valeria Shirshova, të dyja 12 vjeçe, kishin bërë një video të shkurtër para se të binin nga kati i 17-të i një ndërtese në Samara, në perëndim të Rusisë.
Ato shiheshin duke qeshur para se njëra prej tyre të thoshte në kamera “makth” dhe më pas të qeshte përsëri, raportojnë mediat vendase.
Dy vajzat ishin shoqe klase, nga familje të pasura, dhe përshkruheshin si nxënëse të shkëlqyera që shkonin rregullisht në shkollë.
Ato raportohet se kanë rënë nga 60 metra lartësi në pallatin ku jetonte Varvara, e cila ishte gjithashtu modele për fëmijë.”Life” citonte burime policore të thonin se vajzat ishin bashkuar në një grup në rrjetet sociale i cili “u caktonte atyre detyra”.