Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Personi më i vjetër në Evropë i mbijeton infektimit me COVID-19

22:01 / February 10, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lucile Randon 117
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Njeriu më i moshuar i Evropës, murgesha franceze Lucile Randon (Motra Andre), i mbijetoi COVID-19-s dhe do të festojë 117 vjetorin e lindjes këtë javë, thanë personat që kujdesen për të.

Zonja Randon, e cila mori emrin Motra Andre kur iu bashkua urdhrit të bamirësisë katolike në vitin 1944, rezultoi pozitive për koronavirus në Tulon të Francës jugore, më 16 janar. Ajo ishte e izoluar nga njerëzit e tjerë në shtëpinë e pensionistëve ku banon, por nuk shfaqi asnjë simptomë.

E pyetur nëse ishte e frikësuar që u diagnostikua me COVID, Motra Andre i tha televizionit BFM të Francës, “Jo, nuk u frikësova sepse nuk kisha frikë të vdisja … Jam e lumtur që jam me ty, por do të dëshiroja të isha diku tjetër t’i bashkohesha vëllait, gjyshit dhe gjyshes”.

David Tavella, zëdhënës i shtëpisë së pensionit Sainte Catherine Labouré, tha se ajo ishte mirë me shëndet.

“Ne e konsiderojmë atë të shëruar. Ajo është shumë e qetë dhe mezi pret të festojë ditëlindjen e 117 të enjten,” tha ai.

Ai tha se Motra Andre, e cila është e verbër, por në humor të mirë, do ta festojë ditëlindjen me një grup më të vogël banorësh se zakonisht për shkak të rrezikut të infeksionit nga koronavirusi.

“Ajo ishte shumë me fat,” shtoi ai.

Motra Andre, e cila lindi në 11 shkurt 1904, është njeriu i dytë më i moshuar në botë sipas listës botërore (GRG). Vendin e parë e zë japonezja Kane Tanaka, e cila mbushi 118 vjeç në 2 janar.

20 njerëzit më të vjetër në botë në këtë listë janë të gjitha femra.

infektimit mbijeton Murgesha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.