Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Ministria e Financave: Të ardhurat në buxhet gjatë 2020-ës, 425.6 miliardë lekë

15:53 / February 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
financa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të ardhurat totale për vitin 2020 u realizuan në masën 425.6 miliardë lekë ose 95.3 % të planit vjetor.

Lajmi u bë i ditur nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, në përmbledhjen e Performancës 12 mujore të të ardhurave dhe shpenzimeve.

“Krahasuar me një vit më parë të ardhurat kanë pasur një tkurrje nga efektet e pandemisë prej 34.7 miliardë lekë. Të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (përfshirë edhe Kontributet e mbledhura nga DPT), u vlerësuan në masën 372 miliardë lekë, 27 miliardë më pak ose -6.8% krahasuar me vitin 2019, si dhe 10.8 miliardë ose 2.8% më pak se plani vjetor (i rishikuar sipas AN 28) për vitin 2020”, – tha ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Sipas ministrisë, shpenzimet e përgjithshme publike për vitin 2020, arritën në rreth 536.3 miliardë lekë me një realizim në masën 97.6% të planit vjetor sipas buxhetit fillestar dhe 92.5% të planit vjetor sipas Aktit Normativ.

“Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 ky zë ka rezultuar 9% më i lartë ose rreth 44.4 miliardë lekë më shumë”, thekson ministria.

Ndërsa shpenzimet korente dhe ato kapitale, kanë shënuar një realizim respektivisht: shpenzimet korente janë realizuar në masën 94.5% të planit vjetor sipas Buxhetit fillestar dhe 95.3 përqind të planit vjetor sipas AN nr.34.  Shpenzimet kapitale janë realizuar në masën 104.3% të planit vjetor sipas Buxhetit fillestar dhe 95.3% të planit vjetor sipas AN nr.34.

Ministria e Financave dhe Ekonimsë u shpreh se “niveli i deficitit për vitin 2020 rezultoi në 110.67 miliardë lekë nga rreth 132.96 miliardë lekë i planifikua.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku niveli i deficitit arriti në masën rreth 31.5 miliardë lekë, për vitin 2020 deficiti rezulton 79.1 miliardë lekë më shumë.

buxhet ministrja e Financave
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Paketa Fiskale 2027, Rama u përgjigjet kritikëve: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes. Nesër miratojmë buxhetin, i pari në histori që kalon 10 mld euro

19:22 / October 27, 2026

Banka Botërore vlerëson ekonominë shqiptare: Papunësia ka regjistruar nivelet më të ulëta historike

13:11 / October 27, 2026

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027

12:34 / October 27, 2026

Paketa fiskale/ TVSH për ushqimet ulet për herë të parë nga 20% në 6%, për turizmin shkon në 10%

09:38 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.