Ndeshja për “medaljen e bronztë” në Botërorin e Klubeve mes Al Ahli dhe Palmeira, ka parë të ekzekutohet atë që mund të etiketohet pa frikë si penalltia më qesharake e vitit. Një tentatiavë e sulmuesit brazilian Roni i cili u përpoq të kopjonte yjet e futbollit botëror, por dështoi në mënyrë qesharake.
Në ndeshjen në fjalë, për të përcaktuar fituesin u deshën gjuajtjet nga pika e bardhë, pasi koha e rregullt dhe shtesat u mbyllën me barazimin pa gola. Një prej goditësve të penalltive për Palmeirasin ishte edhe Roni, i cili pa tentativën e tij të pritej nga portieri i egjiptianëve, Mohamed El Shenaui.
Roni, Luiz Adriano dhe Felipe Melo humbën gjuajtjet e tyre, por ajo e sulmuesit ra më shumë në sy. Roni e nisi vrapimin e tij shumë larg jashtë zonës së rreptësisë, e më pas kopjpi mënyrën se si vepron Nejmar, duke kaluar në krah para se të vërsulej me shpejtësi dejt topit. Më pas ai ndali plotësisht ritmin e tij dhe të ecte me hapa të shkurtër drejt topit si Pogba. Sikur të mos mjaftont kjo, në hapin e fundi ai kërceu dhe goditi siç bën shpesh Bruno Fernandez.
Por kjo mënyrë unikë duke përzier disa modele të ndryshme la shumë për të dëshiruar pasi goditja e tij ishte shumë e dobët dhe portieri kundërshtar e kishte të lehtë që të kontrollonte sferën në të majtë të tij, duke ndihmuar ekipin që fitoi 3-2 nga goditjet e penalltive.
