Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shtyhet provimi për punësimin e mësuesve, Shahini: Ja skema e re

18:32 / February 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
maxresdefault 10
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mësuesit në pritje të testimit do të duhet të presin edhe pak muaj që t’i nënshtrohen garës që i çon drejt punësimit.

Pas kohës që iu desh ministrisë për të bërë ndryshimet në portal, tashmë pengesë për hapjen e portalit janë mësuesit, që presin të licencohen në sezonin e dytë të provimeve të shtetit. Interesit të madh të mësuesve që presin të punësohen i është përgjigjur vetë ministrja e Arsimit dhe Sportit, Besa Shahini, përmes një videoje në rrjete sociale, e cila iu kërkon atyre të bëjnë durim edhe pak muaj.

“Ajo që mund t’ju them tani është se duhet të kryejmë së pari testimin për licencat e studentëve që kanë mbaruar vjet për të hapur portalin, me qëllim që t’u japim mundësi edhe atyre të garojnë te portali i vitit 2019. Kështu që, për disa muaj do të hapim portalin”. Deri më tani, mësohet se drejtoritë arsimore kanë mbledhur dokumentacionin e kandidatëve për mësues. Me përfundimin e testimit të një tjetër profesioni të rregulluar, siç janë mjekët, shumë shpejt është radha e mësuesve për t’iu nënshtruar testimit informatik në ambientet e reja të QSHA-së. Kjo më pas i hap rrugë zhvillimit të testimit për punësim.

SKEMA E RE

Punësimi i mësuesve përmes portalit “Mësues për Shqipërinë” hyn në vitin e tij të pestë. Në katër vitet e shkuara, ky provim është zhvilluar në muajt dhjetor-janar, ndërsa këtë vit po zgjatet përtej parashikimeve.

Ndryshimet në kabinet dhe vëmendja e projektuar më tepër ndaj universitetit duket se ka bërë që arsimtarët të lihen pas dore. Përpara disa javësh, ministrja Shahini deklaroi se portali do të pësojë ndryshime në tri drejtime, të cilat do të pasqyrohen në udhëzimin nr.38, që rregullon punësimin e tyre. Më konkretisht, do të rritet pesha e mesatares së studimeve dhe njohja e një gjuhe të huaj, tregues që reflektohen në dosjen personale të mësuesit, të cilën e dorëzon në fazën e parë të konkurrimit.

Udhëzimi i ri do të rregullojë edhe punësimin e mësuesve të përgjithshëm në shkollat profesionale, si dhe për mësuesit ndihmës do të ketë kritere më vete. Në më pak se dy muaj drejtim, ministrja është në përpjekje të krijimit të urave të komunikimit me drejtues dhe mësues shkollash. Një të tillë, përmes videove të shkurtra në “Facebook”, e deklaroi që dje përmes komunikimit të lajmit në fjalë, ndërsa theksoi që është në pritje të shqetësimeve dhe sfidave të punës së tyre.

mesuesit Punesimi shahini skema
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.