Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Shqipëria”, Kurti flet për marrëdhënien me Ramën, tregon planet e LVV në Shqipëri: I kontribuojnë demokracisë

22:31 / February 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
albin kurti 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kandidati për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti ka folur lidhur me objektivat që ka për marrëdhëniet me Shqipërinë nëse zgjidhet në detyrë. I ftuar në “RTK”, Kurti tha se nuk ka marrëdhënie të këqija me kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama, duke listuar edhe pikat që dy vendet duhet të punojnë. Ndër të tjera, Kurti komentoi edhe garimin në zgjedhjet e 25 prillit të kandidatëve që vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri. 

PJESË NGA BISEDA:

Pyetje: A do ketë bashkim me Shqipërinë? Ramën doni apo nuk doni do ta keni edhe 1-2 muaj në qeveri, a e pengojnë këto raportin mes dy vendve?

Kurti: Nga pikëpamja jonë jo. Bashkëpunimi duhet të jetë përtej partive që shkojnë e vijnë. Vendet e BE janë shumë më të integruara se Kosova me Shqipërinë. Mund të bëjmë shumë më tepër si psh politika e jashtme. Nuk e kemi komoditetin që të kemi diferenca në politikën e jashtme. E dyta politika e sigurisë dhe mbrojtjes dhe e treta ajo e burimeve. Duhet t’i zgjidhim këto probleme. Tek mbledhjet mes dy qeverive unë do të insistoj që t’i adresojmë këto problematika. Kemi diku tek 77 marrëveshje. Me Ramën s’kam pasur marrëdhënie të këqija nga pikëpamja ime, por jo të mira si dikur për shkak të idesë së shkëmbimit territorial, që u kthye në projekt.

Pyetje: LVV është regjistruar në zgjedhje në Shqipëri, a mund të krijojë pakënaqësi me kryeministrin e Shqipërisë?

Kurti: Për besë unë nuk mundem të analizoj imagjinatat nga më të pakontrolluara. LVV e Shqipërisë e ka autonominën e vetë. Unë besoj se i kontribuojnë demokracisë. Janë kandidatë të pavarur, është prurje demokratike.

Albin Kurti marredheniet Ramen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026

Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

08:39 / February 10, 2026

I ftohti ekstrem në New York la 18 të vdekur

08:12 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.