Shqipëria është përfshirë në orët e fundit nga temperature shumë të ulëta, të cilat kanë shkaktuar reshje të dendura bore në pjesë të mëdha të territorit. Ndërkohë, kushtet atmosferike janë kthyer në një problem edhe për futbollin në vend.
Së fundmi, klubi i Burrelit në Kategorinë e Parë nëpërmjet një reagimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale ka bërë të ditur se është anuluar ndeshja ndaj Vorës.
Në reagimin e tyre, klubi matjan thekson se fusha është në gjendje optimale për të zhvilluar ndeshjen, mirëpo ekipi mik si dhe arbitrat e sfidës e kanë të pamundur të futen në qytet për shkak se gjendja e rrugëve është rënduar prej borës.

