Odise Roshi largohet nga kampionati rus, për të nisur një aventurë të re në Hungari. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare, ende në pritje të kthimit në formën e duhur fizike pas dëmtimit që e ka lënë prej disa muajsh larg fushave të lojës, ka gjetur akordin me një klub që lufton për mbijetesë në kampionatin hungarez.
Sipas “SuperSport”, lojtari do të udhëtojë të martën drejt Hungarisë për të hedhur firmën në marrëveshjen e tij me klubin e Diosgiori VTK, që aktualisht mbyll tabelën e klasifikimit. Atje do të gjejë një tjetër futbollist të përfaqësueses shqiptare, Hysen Memollën, i cili është një titullar i rregullt te ky ekip.
Pë Roshin fillimisht do të jenë vizitat mjekësore për të parë gjendjen e tij në fazën e riaftësimit, e më pas firma në marrveshjen me hungarezët që pritet ta ndihmojë për të luajtur më rregullisht. Për shkak të dëmtimit, ai nuk pritej të ishte një titullar i rregullt te Akhmat Grozni në vijimin e edicionit.
