Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“O budalla, hale. Pi konjak dhe i dërdëllis popullit”/ Shpëtim Nazarko reagon ashpër për Nanon: T’i vijë turp që del në televizor

09:40 / February 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Shpetim Nazarko
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Shpëtim Nazarko ka shpërthyer në sharje ndaj ish-kryeministrit Fatos Nano pas intervistës së këtij të fundit disa ditë më parë që solli shumë reagime.

Teksa flitej për politikën shqiptare në krahasim me atë të Kosovës, pas fitores së Albin Kurtit, Nazarko tha mbrëmjen e kaluar në emisionin “Real Story” në News24 se i ka ardhur ndot nga ai dhe se nuk i ka dhënë asgjë Shqipërisë, asnjë ide, duke e krahasuar me një dordolec politik.

Sokol Balla: Përmend ’97, aty i ke. Përmend ‘98, del Fatos Nano si zotëri jep mend, ndan kush është i miri, kush është i keqi.

Shpëtim Nazarko: E pashë atë dhe më erdhi ndot nga ai. Ekonomist që nuk i ka dhënë asgjë Shqipërisë, po nuk ka shkruar një artikull të vetëm dhe ka fytyrë të na japë mend atje si një dordolec politik, e turpshme.

Më erdhi ndot, vetëm se kisha tim atë sëmurë se do t’i kthehesha dhe t’i thosha o budalla ke 30 vjet, na mbahesh dhe burrë i mençur, hale.

Ku i ke ata artikuj, nuk ke shkruar një artikull, ke 30 vjet, të ka bërë 5 herë kryeministër Shqipëria, s’ke thënë një llaf, s’ke folur një llaf.

Vetëm rri atje para gaxhoit, pi konjak dhe i dërdëllis popullit tënd, se ç’ishte ky e, se ç’ka ky e, se ç’bën ky. T’i vijë turp që del në televizor, që zë dhe ekranet.

E ka bërë 5 herë ky vend, ia ka shpërblyer ato 5 vjet burg me 5 herë të bërë kryeministër. S’ka thënë asnjë ide dhe vazhdon të mbajë prapë atë megalomanin. Ide ke apo jo? Po shkruaj një artikull. Shkruaj dhe budallallëk.

Shpëtim Nazarko
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.