Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Prezantoheshin si administratorë banke dhe mashtruan një qytetar, si u zbulua skema në Tiranë

13:44 / February 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Policia e Tiranes e1536863662494 770x391 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 36-vjeçare është arrestuar dhe një tjetër person është shpallur në kërkim pasi kanë mashtruar një qytetar duke u hequr si administrator të një banke.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kanë përvetësuar shumën 1.600.000 lekë të rinj, nga një qytetar që kishte depozita në një bankë të nivelit të dytë, duke e mashtruar atë me faktin se ishte përzgjedhur si fitues i bankës dhe për rrjedhojë do të përfitonte interesa më të larta për depozitat si klient.

NJOFTIMI

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, operacioni i koduar “Interesat”.

Prezantoheshin si administratorë të një banke dhe mashtruan një qytetar me faktin se ishte përzgjedhur si fitues i bankës dhe për rrjedhojë do të përfitonte interesa më të larta për depozitat si klient, vihet në pranga një shtetase, shpallet në kërkim një shtetas tjetër.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, nisur nga informacionet e marra në rrugë operative për dy shtetas që prezantoheshin si administratorë të një banke dhe mashtronin klientë me faktin se ishin përzgjedhur si fitues nga banka dhe për rrjedhojë do të përfitonin interesa më të larta për depozitat si klientë, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Interesat”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasja:

V. G., 36 vjeçe, banuese në Tiranë.

Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi S. K.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përvetësuar shumën 1.600.000 lekë të rinj, nga një qytetar që kishte depozita në një bankë të nivelit të dytë, duke e mashtruar atë me faktin se ishte përzgjedhur si fitues i bankës dhe për rrjedhojë do të përfitonte interesa më të larta për depozitat si klient.

Vijon puna, në bashkëpunim me Prokurorinë, për evidentimin e rasteve të tjera të mashtrimit që kanë kryer këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Skandal në ndeshjen Pogradec-Iliria, futbollisti kafshon kundërshtarin

21:18 / November 27, 2026

Zelensky kritikon Trump për Putinin: Nuk mund të jesh mik me një agresor, vonesat e SHBA po kushtojnë jetë ukrainasish

20:19 / November 27, 2026

Dhuna në protesta, Qeveria mbron bizneset dhe pronën publike për çdo shkatërrim në të ardhmen

19:24 / November 27, 2026

“Jeni populli më proevropian në Ballkanin Perëndimor”, Marta Kos uron shqiptarët: Gëzuar Ditën e Flamurit!

13:29 / November 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.