Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Pandemia i zë ngushtë për para, shqiptarët po shesin bizhutë e arit

20:40 / February 16, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
FLORI
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Traditat ballkanase dhe metalet e çmuara kanë bashkëjetuar për shumë kohë dhe e vetmja gjë mund t’i ndante ishte pandemia. Kur recesionit ekonomik të vitit 2008 po i vinte fundi, vlera e arit erdhi në rritje ( matur me vlerësimin ndaj dollarit), për të kapur dhe çmimin më të lartë të vetë historisë së tregut. Tregjet ndërkombëtare treguan se në gusht 2020 ari arriti vlerën e 2.062.50 usd për onz, rreth 72 usd për gramë.

Drejtuesja e argjendari Pirro, si një ndër podhuesit më të mëdhenj në vend të arit në formën e bizhuterive, pranoi se e njëjta gjë ndodhi edhe në Shqipëri.

‘’Çmimi i arit u rrit në verën e vitit 2020 me 30% duke arritur kulmin e të gjitha kohërave. Ndërkohë po vazhdon të jetë në nivele të larta, edhe pse me rënie shumë të vogla. Argjendi gjithashtu si edhe metalet e tjera më pak të çmuara pësuan rritje të vazhdueshme. Këto e bënë të pashmangshme rritjen e çmimit final për konsumatorin”.

Rritja e çmimit në nivele të tilla solli pakënaqësinë e konsumatorit ndaj shitësve.” Duke qenë se ka pasur edhe mungesë informacioni nga mediat apo institucionet rregullatore. Për arsye të konkurencës së tregut, biznesi nuk mund të lajmërojë apo informojë për rritjen ne afishime.’’-thotë drejtuesja e argjendari Pirro

Ajo tregon se prilli ishte periudha më e keqe, koha e mbylljes totale në vend si pasojë e përhapjes së Covid-19, pasi ari vazhdonte të rritej dhe tregu ishte i hapur, nuk kishte mundësi prodhimi apo distribuimi nga kufizimi i lëvizjes.

Gjatë kësaj kohe u vu në pikëpyetje shërbimi i llogjistikës (transporti, posta) dhe bizneset kuptuan që sigurimet shoqërore janë të domosdoshme në momente lëkundjeje.

‘’Sic ishte e pritshme, kjo humbje u rimëkëmb lehtshëm gjatë festave të fundvitit,’’- shprehet drejtuesja.

Por tregtarët e bizhuterive me vlerë vënë re një ndryshim të sjelljes konsumatore dhe një ‘’ndërrim rolesh’’ ku konsumatorët në raste të shumta i janë drejtuar dyqaneve për të shitur bizhuteritë me vlerë që kanë në këmbim të parave. Dyqanet vetë janë kthyer në blerës. Ky transaksion ka qenë gjithmonë prezentë, por është shtuar me pandeminë dhe me vështirësinë ekonomike që solli tek njerëzit,

‘’Rreth 1/3 e klientëve vijnë të shesin florinjë ose ta rivlersojnë. Si mënyrë investimi që lindi me pandeminë bashkë me rritjen e vlerës së arit dhe zhvlerësimin e dollarit,’’- tregon A.R..

Një tjetër trend është edhe ndërrimi i bizhuterive me vlerë të njëjtë si pasojë e ndryshimeve në elementët e modës, modele të vjetra punimi, të dala nga moda apo të konsumuara. Këto bizhuteri i ndërrojnë me modele më koherente.

Në Shqipëri, shpeshherë tregu i arit është i deformuar. ‘’ Të gjithë duan të fitojnë sa më shumë, pa konsideruar dhe analizuar marzhin e fitimit. Duke qenë pjesa dërrmuese rishitës bizhuterish, mbajnë çmime të shitjes së firmave mëmë që diktojnë edhe sasinë e uljeve të mundshme. Në një vend të varfër me pak blërës të kategorisë së luksit, kjo mundëson blerjen e tyre vetëm nga një kategori me të ardhurat më të larta të shoqërisë. Pjesa tjetër e rishitësve kanë produkte më ekonomike nga burime që prodhojnë në sasira të mëdha si rrjedhojë me ccmime më të ulëta si, Kina, Turqia dhe vende të Lindjes. Ka një pjesë tjetër më informalë të cilëve nuk ua dikton cmimin burimi i shitjes, por hamendësimi dhe parashikimi i tyre i vlerës së tregut. Këto vlera shpesh janë të pabaza sepse nuk marrin në konsideratë vlerën e përdorimit apo të mbajtjes së garancisë së produktit,’’- tregon drejtuesja e biznesit.

Viti 2021 pritet të jetë më pozitiv sesa 2020-ta për tregun e arit dhe sidomos në formën e bizhuterive, ku studiuesit e tregut presin të rritet me 1-2%.

‘’Prezenca e virusit do të vazhdojë të sjelli ngadalësime në investime dhe teknologji të reja, inovacione dhe llogjistikën në tërësi. Panairet kryesore të industrisë së bizhuterive janë tjetërsuar në formate disa janë shtyrë disa herë, deri në njoftime të mëtejshme. Duke pritur inflacionet e divizioneve të ndryshme nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të shpresojmë në normalitetin e këtij sektori në vazhdimësi,’’- shprehet A.R.

Momentalisht ari vlerësohet me 185280.53 lekë për onz, rreth 65 mijë lekë grami.

Marrë nga Gazeta “Si”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjerohet programi i kontrollit mjekësor bazë, ulet kufiri i moshës! Nga shtatori check-up falas për të gjithë të rriturit mbi 35 vjeç

17:23 / September 6, 2026

Hunter Biden hap derën për Shtëpinë e Bardhë në 2028: Mund të më duhet të kandidoj për President

16:40 / September 6, 2026

Përfundojnë rregullat e fleksibilitetit për kontrollet e hyrje-daljeve në BE, priten radhë të reja në kufi, linjat ajrore bëjnë paralajmërimin

15:04 / September 6, 2026

Tragjedi në Kepin e Gjelbër, autobusi me studentë bie nga 30 metra! Të paktën 21 viktima

13:38 / September 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.