Ka patur studime të ndryshme se sa zgjat imuniteti ndaj virusit për personat që e kanë kaluar një herë infektimin me COVID-19.
Sipas një studimi të fundit, të publikuar nga mediat e huaja, për të gjithë atë që e kanë kaluar COVID, mundësia që të infektohen sërish është shumë e ulët për të paktën 7 muaj.
Lajmi i mirë vjen nga Austria, pasi ekspertët e Universitetit Mjekësor të Gracit, në bashkëpunim me Agjencinë e Shëndetit dhe Sigurinë Ushqimore në këtë vend dhe Universitetin e Stanfordit në Kaliforni bënjë një studim.
Sipas studimit, anti-trupat e krijuara nga kalimi i infeksionit të parë me Covid-19 krijojnë mbrojtje me efektivitet deri 91%. E thënë më thjeshtë, në çdo 100 persona, 91 prej tyre krijojnë imunitet ndaj koronavirusit për të paktën 7 muaj pas infektimit të parë.
Gjithsesi ekspertët thonë se duhen studime më të thelluara për të arritur në një konkluzion më të saktë.
Studimi është kryer bazuar në të dhënat e mijëra personave që e kanë kaluar infektimin me Covid-19 në Austri.
