Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Grekët zbulojnë skemën: Si e kalojnë kufirin shqiptarët dhe mjekohen në Janinë

18:37 / February 18, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spitali janines mediat greke okok 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qyteti i Janinës në Greqinë fqinje kategorizohet si zonë e kuqe për shkak të numrit të personave të infektuar me koronavirus.

Por, sipas statistikave të autoriteteve lokale të Janinës, për këtë ka ndikuar edhe numri i pacientëve me Covid-19 nga Shqipëria. Kështu shprehet ish-Prefekti i Janinës, aktualisht kreu i rajonit të Epirit, Alekos Karhimanis.

“Situata epidemiologjike e Janinës ndikohet ndjeshëm nga pacientët që vijnë nga Shqipëria dhe mjekohen në spitalet e këtij rajoni”, thotë ai.

“Javët e fundit, rastet në Janinë janë rritur kryesisht për shkak të faktorëve të jashtëm, të tilla siç janë trajtimi i pacientëve shqiptarë në spitalet e Janinës. Sot 50% e pacientëve që trajtohen në njësitë e sëmundjeve infektimeve në spitalet e Janinës vijnë nga Shqipëria”, shprehet Karhimanis.

Por si arrijnë të kalojnë shqiptarët kufirin për t’u kuruar në spitalet e Janinës? Sigurisht që bëhet fjalë për ata qytetarë të cilët kanë dokumente greke dhe lejohen të udhëtojnë drejt Greqisë.

“Shofer, ndalo pak këtu, kam dhimbje në kraharor dhe nuk ndihem mirë”. Kjo është një nga shprehjet klishe, thotë Karhimanis, që udhëtarët shqiptarë i thonë shoferit të autobusit sapo hyjnë në territorin grek. Këta persona janë të ndërgjegjshëm se janë të infektuar dhe udhëtojnë drejt Janinës për shërbim më të specializuar mjekësor.

“Ata kalojnë kufirin me një test negativ të falsifikuar dhe arrijnë që të mjekohen në Spitalin Rajonal të Janinës. Sapo kalojnë kufirin, i thonë shoferit se nuk ndihen mirë dhe kanë dhimbje në zemër, me qëllim që shoferi t’i dërgojë menjëherë në qendrën shëndetësore në Delvinaki (fshat grek pranë kufirit me Shqipërinë). Aty i nënshtrohen një testi të shpejtë anti-covid që rezulton pozitiv dhe më pas dërgohen në spitalin e Janinës”, ka thënë për Protothema një zyrtar i Bashkisë së Janinës.

I pyetur nga mediat greke përse pacientët nga Shqipëria veprojnë në këtë mënyrë, ai ka thënë: “Për një arsye të thjeshtë, sepse në vendin e tyre politika e qeverisë ndaj pandemisë është pothuajse inekzistente. Çdo gjë është e hapur, nuk ka kontrolle, dhe në rastet kur pacientët kanë simptoma të rënda iu ofrojnë vetëm bombol oksigjeni dhe i karantinojnë”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kaos në aeroportin e Miamit/ Avioni i Amazon del nga pista dhe përfshihet nga flakët, raportohen disa të plagosur

08:14 / September 7, 2026

Shpërthimet në bazën ushtarake në Bolivi, shkon në 6 numri i të vdekurve, 84 të plagosur

08:11 / September 7, 2026

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD

07:55 / September 7, 2026

Zgjerohet programi i kontrollit mjekësor bazë, ulet kufiri i moshës! Nga shtatori check-up falas për të gjithë të rriturit mbi 35 vjeç

17:23 / September 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.