Skuadra e Napolit ka pësuar një humbje zhgënjyese në ndeshjën e parë në fazën me eliminim direkt në Ligën e Europës. Ekipi i drejtuar nga Gatuzo, u mund më shifrat 2-0 duke vënë në diskutim vazhdimësinë e mëtejshme në turneun të cilin ka pretendime ta fitojë.
Ndërkohë, Ajaksi arriti që të kthente në favorin e vet duelin e sotëm në fushën e Lilës duke përmbysur më Tadiç e Brobiç golin e Ueah.
REZULTATET
Antverp-Rejnxhërs 3-4
44’ Avenati, 45’+7′ Rafaelov, 66′ Hongla / 38’ Aribo, 59′ (p), 90′ Barisiç, 84′ Kent
Benfika-Arsenal 1-1
54′ (p) Pizi / 57′ Saka
Granada-Napoli 2-0
19’ Herrera, 21’ Kenedi
