Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur dy ditë më parë në Kosovë, ku një vajzë është rrëmbyer rreth orës 17:30 nga dy persona me një veturë me targa kosovare.
Dhunimi i mjekut të njohur nga i afërmi i pacientit, reagon ashpër QSUT, thirrje urgjente institucioneve dhe opinionit publik: Të zbardhet çështja!
Këtë lajm e ka bërë të ditur Policia e Kosovës duke njoftuar se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë me një veturë me targa vendore kanë rrëmbyer vajzën e tij viktimën femër kosovare. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
