Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Nëse djegin mandatet? Spartak Braho: Adio opozitë! Rama duhet të ndryshojë

09:48 / February 18, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spartak braho 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Spartak Braho, ish LSI-sti që është tashmë deputet i Partisë Socialiste thotë se nëse opozita do të djegë mandatet, atëherë nuk do të ketë të drejtën të propozojë as një amendament ligjor, s’ka të drejtë të llogarisë struktura elektorale, komisionerë dhe prapë votat do ia numërojnë të tjerët.

“Mandatet nuk janë personale. Ato mandate ua ka dhënë populli dhe s’mund të tallen si t’u dojë qejfi. Kjo do të ishte një vetëvrasje politike në kushtet e dëshpërimit. Në dëshpërim njeriu vetëekzekutohet. Jeta parlamentare do vazhdojë, pasi mazhoranca i ka 80 deputetë. Akrepi kur bie në fund të tasit e nuk del dot prej andej, i ngul thumbin e helmit vetes dhe i jep fund jetës. Kështu do t’i ndodhë edhe të ashtuquajturës opozitë nëse vetëpërjashtohet nga strukturat parlamentare, fshihet dhe s’ka më të drejtë të propozojë as një amendament ligjor, s’ka të drejtë të llogarisë struktura elektorale, komisionerë dhe prapë votat do ia numërojnë të tjerët. E kupton sa të marrë janë. Atëherë, adio opozitë!”, është shprehur Braho në një intervistë për gazetën “Dita”.

Duke komentuar protestën e të shtunës Braho thotë se Ramën mund ta rrëzojë nga pushteti vetëm socialistët, duke u shprehur se kryeministri duhet të ndryshojë. ” Ajo protestë i tregoi gjithë opinionit se kjo opozitë nuk ka ndryshuar aspak, se vazhdon të mbetet e dhunshme dhe si e tillë është e pabesueshme e pa të ardhme. Por Rama duhet të nxjerrë mësime jo se kështu i thotë Basha me Berishën, por se është urgjente që Rama të ndryshojë. Ka shumë gjëra për të korrigjuar. Ai e ka kontratën me ata që e kanë votuar, e ka me elektoratin e majtë që shpesh është ndjerë i zhgënjyer me vendimet e Ramës, me korrupsionin në qeverisje. Nëse nuk do respektojë kontratën me qytetarët e këtij vendi, me socialistët, Rama do të bëjë një vetëvrasje politike. Unë them se në protestën e pardjeshme të opozitës nuk ishin vetëm demokratikët e LSI-stat, por kishte dhe shumë qytetarë të zhgënjyer e të revoltuar nga mos mbajtja e premtimeve të Ramës. E kam thënë dhe e përsëris: Ramën mund ta rrëzojë nga pushteti vetëm socialistët dhe qytetarët e zemëruar. Nëse nuk i dëgjon këta zëra, nëse nuk e sheh këtë realitet në sy brenda kampit të vet, aq më keq për Ramën”, është shprehur deputeti Braho.

Lidhur me protestën e të enjtes, Braho thotë se nuk do të jetë e dhunshme, pasi do të ketë më pak njerëz.

spartak braho
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.