Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kush i përzgjodhi personalitetet që po vaksinohen?

21:45 / February 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rakacolli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka zbuluar se kush i përzgjodhi personalitetet për vaksinimin ndaj koronavirusit Covid-19. Rakacolli tha se janë mjekët e familjeve të çdo qendre shëndetësore në Tiranë ata që kanë përzgjedhur personalitetet që u vaksinuan sot në kryeqytet, duke u bazuar tek mosha si kriter i kryesor.

-Pse duhet të përzgjidheshin personalitetet të parat dhe pse një personalitet i cili ka patur një karrierë apo një talent, ka të drejtë të vaksinohet para dikujt tjetër që nuk e ka patur këtë fat por është qytetar i thjeshtë?

“Sot u bënë vaksinime për shumë persona mbi 80 vjeç, të cilët janë të zgjedhur nga mjekët e familjes. Nga çdo qendër shëndetësore e Tiranës u përzgjodhën nga mjekët e familjes duke pasur si kriter në radhë të parë moshën dhe duke parë gjendjen shëndetësore të tyre. Ishin vetë mjekët e familjes, ata që janë përgjegjës për ruajtjen e shëndetit dhe për kurimin e tyre, që i përzgjodhën ata. Kështu që sot janë vaksinuar rreth 80 veta nga gjithë Tirana të përzgjedhur vetëm nga mjekët e familjes” tha Rakacolli në Klan News.

E pyetur nëse kanë hartuar një listë paraprake me personalitetet që do të vaksinohen apo do të shikohet në vijim, Rakacolli tha: “Janë mjekët e familjes ata që kanë përcaktuar mënyrën. Është orientimi nga vetë mjekët e familjes nga çdo qendër shëndetësore t’i zgjedhin në bazë të moshës ata persona që gjykojnë ata me radhë. Kalendari i vaksinimit është detyrë që e bëjnë ekspertët e komitetit të vaksinimit, jo Komiteti Teknik, komiteti i vaksinimit që është një komitet kombëtar që funksionon gjithmonë që nuk është ngritur tani për Covidin. 

Vaksinë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.