Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Revoltë” në Kosovë, tifozët kërkojnë kthimin e Gentian Mezanit

08:36 / February 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mezani 768x512 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gentian Mezani dha dorëheqjen nga skuadra e Gjilanit, ndërkohë qe bëri historinë me ekipin bardhekuq duke i çuar edhe në Kupat e Europës ndërsa deri pak javë nga fundi, skuadra gjilanase ishte pretendente edhe për titullin kampion. Mezani arriti që të ndërtojë në sajë të një projekti një ekip që luante futboll të bukur dhe po merrte rezultate. Ai dha dorëheqjen në këtë fillim sezoni por duket se ata që menduan se Gjilani pa Mezanin do të ishte edhe më mirë, gabuan dhe dështuan.

Skuadra shkoi keq e më keq, u eliminua nga Kupa e Kosovës nga një ekip modest si Istogu i një kategorie më poshtë por edhe në kampionat po njeh disfata javë pas jave. Ndaj edhe me humbjen e sotme qe kanë pësuar nga një transfertë me Llapin, tifozët kanë shpërthyer me akuza dhe duke kërkuar nga klubi dhe presidenca që të rikthehet sa më parë Gentian Mezani. Sipas tifozëve ka psur njerez e media në Kosovë që kanë luftuar kundër trajnerit vlonjat qe kishte shumë suksese. Më poshtë edhe postimi i “Skifterave”, një prej tifogrupeve të zjarrta në Kosovë…

President, po të shfrytzojnë

Rezultatet e profiterave, treguesi më i mirë i largimit të Mezanit!

Ish trajneri i cili po mundohej të bënte historinë me Gjilanin u bë kurban i papërgjegjsisë nga të gjithë ata që nuk kishin interes më shumë se një rrogë në klub! Kishte kohë që ia kishin kthyer shpinën, por vetëm mbështetja nga Kryetari i klubit dhe Kryesia e Skifterave ua cënonte kollpiten e gatuar për largimin e tij, për ta patur të mundshme pastaj përfitimin më të lehtë në kurriz të ngjyrave të klubit!

Menaxherët e klubit, shtabi teknik, në veçanti lojtarët deri te administrata bashk me disa tifozë autsajdera keni vu etiketa e gjithçka tjetër mbi Mezanin vetëm pse ishit larg profesionalizmit që mundohej të kultivonte dhe nuk ishit as të përafërt me punën që ai kërkonte!

Nuk ishte më i miri, por ishte në rrugë të mbarë edhe pse pritshmëritë tona nuk përmbusheshin!

Në fund, arritët të e bindni opinionin sportiv, përdorët studiot televizive dhe trumbetuat me njerëz të ndryshëm për ta bindur presidentin ta pranoj dorëheqjen e tij, për të filluar një kllikë të re me metoda të vjetra të manipulimit!

Sot, të gjithë jeni bartësit më meritor të turpit që po i ndodh klubit tonë, e nëse s’keni turp, bëni çfarë të doni!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Përfundon kontrata e Edi Martinit te Vllaznia, klubi shkodran e shkarkon nga detyra

20:39 / October 1, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026

Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: Synojmë vendin e parë

20:03 / September 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.