Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrau teknikun e kondicionerit Indrit Çelaj, Prokuroria kërkon 21 vite burg për Griseldo Kusin

15:52 / February 24, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kusi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 21 vite burgim për Griseldo Kusin, i cili vrau teknikun e kondicionerit, Indrit Çelajn.

Për akuzën e vrasjes me dashje prokuroria kërkoi 18 vite dhe për armëmbajtjen pa leje kërkoi 4 vite, në total janë 21 vite dhe gjithashtu do të aplikohet gjykim i shkurtuar.

Kujtojmë se Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet që në korrik të vitit të kaluar dhe dërgoi në gjykatë Griseldo Kusin.

Griseldo Kusi mbahet i arrestuar nën akuzën për vrasje me dashje, armëmbajtje pa leje dhe veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Ndërkohë në dosjen në fjalë do të gjykohet edhe vëllai i Griseldos, Albano Kusi, i cili akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Bujar Kusi, akuzohet për të njëjtën vepër penale, ndërsa Ferdinant Bakalli akuzohet për mos kallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Në dosje do të gjykohet edhe Luan Caka dhe Ali Sula, për moskallëzim krimi.

Prokuroria e Tiranës tha se Griseldo Kusi e ka vrarë Indrit Çelajn pas një debati të shkaktuar për çarjen e një tubi kondicioneri, ku çela e kishte montuar.

Sipas prokurorisë, i akuzuari deklaroi se ata u goditën me mjete pas sherrit.

“Viktima mori trapanin t’më qëllonte dhe unë nxora pistoletën për ta trembur dhe arma shkrepi  pa dashje”, tha ai.

Por në fund të hetimeve  prokurori tha se vrasja është kryer me dashje pasi sipas dëshmitarëve Griseldo Kusi nxori pistoletën dhe pasi ia vendosi atij në kokë e shkrepi.

“Viktima nuk ka goditur me grusht  dhe debati nisi për kondicionerin” ka thënë prokurori i çështjes Julian  Zonja.

Indrit Çelaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjermani/ Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale

15:38 / November 9, 2026

Falen 465 milionë euro/ Subjektet kanë afat deri më 31 dhjetor për të përfituar nga falja e pjesshme

15:31 / November 9, 2026

Nis faza e dytë e reformës territoriale opozita bojkotin komisionin, Mazniku fton PD-në t’i bashkohet procesit

15:28 / November 9, 2026

Më shumë fonde për bujqësinë/ Salla: 18 miliardë lekë ose 10 % më shumë se në 2026

14:46 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.