Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Naftë pa taksa, Ministria e Bujqësisë shtyn afatin deri në fund të marsit

09:51 / February 25, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
naft etaksa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Bujqësisë ka shtyrë afaktin e aplikimit për naftë pa taksa deri në fund të marsit për shkak të fluksit të lartë të kërkesave.

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë, vendimi u mor pas konstatimit të fluksit të madh të kërkesave në zyrat e AREB-eve nga fermerë në mbarë vendin. Aplikimet për skemën e mbështetjes me naftë pa taksa nisën më 15 janar të këtij viti e deri më tani në portalin e-albania janë regjistruar 15 120 fermerë.

Paralelisht me këtë proces, ka nisur dhe shpërndarja e kartave të para të naftës. Vetë ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi i dorëzoi kartën e parë të naftës aplikuesit të parë në skemën mbështetëse për naftë falas, fermerit Kujtim Lamthi nga Gruemira e Malësisë së Madhe. Gjatë ditëve në vazhdim, krahas aplikimeve në zyrat e AREB-eve, të fermerëve të regjistruar me NIPT, do të vijojë dhe shpërndarja e kartës së naftës, për fermerët që kanë dorëzuar tashmë dokumentacionin e tyre në zyrat e aplikimit dhe njëkohësisht kanë kryer dhe aplikimin në portalin e-albania.

Procesi i aplikimit online në portalin e-albania për fermerët e regjistruar me NIPT bëhet përmes kartës së identitetit dhe pas aktivizimit nga Tatimet ata duhet të vetëdeklarojnë dokumentat që disponojnë.

Ministria e Bujqësisë verifikon përputhshmërinë e dokumentave të deklaruara nga fermeri me ato që ka depozituar. Më pas, fermeri duhet të shkojë pranë agjencive të Ekstensionit Bujqësor (AREB), ose Agropikave për tu pajisur me kartën e naftës falas të cilën e tërheq në një pikë karburanti. Në ndihmë të fermerëve janë dhe zyrat e AREB-eve dhe Agropikave. Po ashtu është dhe një numër jeshil 08008383 në faqen e ministrisë ku mund të kërkohet informacioni i nevojshëm.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbulohet data kur mbyllet kapitulli i 20 me Bashkimin Europian, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare BE-Shqipëri

21:59 / October 2, 2026

Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me shoqatën e gjyqtarëve dhe prokurorëve: Përfshirja e të gjitha palëve, e rëndësishme për funksionimin e sistemit të drejtësisë

21:19 / October 2, 2026

Problemi parimor i kontestimit të prokurorëve ndaj reformës së re në drejtësi!

20:59 / October 2, 2026

Macukulli malor lidhet me rrugë të asfaltuar, përfundojnë 5 kilometrat e fundit

19:46 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.