Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Halit Valteri i cili para disa ditësh së bashku me Ministren Elisa Spiropali zhvilluan një takim në zonën e Bathores ka treguar arsyen se pse kjo e fundit kishte shkuar atje.
I ftuar në Report tv, Valteri ka thënë se e kishte thirrur ministren për një problem që kishin banorët e Kamzës, duke shtuar se nuk është turp të takohesh me kolegë që janë kundërshtarë politikë. Ai tha se të tjerët bëjnë takime me kundërshtarët e tyre politikë fshehurazi, pa e bërë publike në media.
Pyetje: Në një nga takimet tuaja z.Valteri, u patë me ministren Spiropali, pse ishit bashkë cila ishte arsyeja?
Valteri: Është deputete e zonës së Kamzës dhe unë jam prej 1 vit e gjysëm në atë zonë që kam aktivitet, kam miqësi shoqëri dhe rreth familjar. E thirra në takim sepse disa banorë kishin probleme me diçka në atë zonë që nuk ishte lënë pas dore prej vitesh, dhe mua më intereson që të mbarohet puna. Dua që si të jem deputet si të mos jem të shkoj prapë të pi kafe atje. Nuk është turp që të takohesh me një koleg, edhe nëse është i majtë. Ata rrrinë të gjithë bashkë me njeri-tjetrin por nuk e thonë në televizion. Edhe të garosh për PS nuk është turp. Kur bëjmë ne ndonjë marrëveshje në parlament quhet tradhëti, kur bën Luli marrëveshje me Ramën quhet “ashtu është një muhabet”.