Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Turizmi/ Greqia dhe Austria kërkojnë “pasaporta evropiane” për covidin. BBC: Propozimi mbart disa problematika

23:55 / February 25, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
greqia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Greqia dhe Austria po u kërkojnë shteteve të tjera të BE të miratojnë “pasaporta” të vaksinimit të koronavirusit që mund të ndihmojnë në ringjalljen e industrisë së turizmit të goditur në Evropë.

Ideja e një dokumenti të tillë, që ka të ngjarë të jetë një certifikatë, do të ishte lejimi i atyre që janë vaksinuar të udhëtojnë lirshëm brenda BE.

Propozimi u paraqit gjatë një diskutimi virtual midis udhëheqësve të BE. Por një pasaportë vaksine përballet me kundërshtimin e disa prej 27 vendeve anëtare të bllokut.

Franca dhe Gjermania thonë se dokumente të tilla mund të jenë të parakohshme sepse të dhënat mbi efikasitetin e vaksinave në parandalimin e një personi nga bartja ose kalimi i virusit janë të paplota.

Ekzistojnë gjithashtu shqetësime se mundësimi i një pakice të vaksinuar të gëzojë udhëtime tndërsa të tjerët, të tillë si të rinjtë që nuk shihen si përparësi për inokulimin, vazhdojnë të përballen me kufizime do të ishte diskriminuese.

Një ndërlikim i mëtejshëm është përhapja e shpejtë e varianteve më ngjitëse të Covid – format angleze, afrikano-jugore dhe braziliane – dhe mundësia e mutacioneve në të ardhmen. Pra, ka më shumë të ngjarë që njerëzit do të kenë nevojë për vaksina përforcuese për të qenë të mbrojtur.

Greqia dhe Izraeli tashmë kanë certifikata dixhitale të vaksinimit dhe të tjerë si Danimarka dhe Suedia kanë folur për zhvillimin e tyre.

Zv/kryeministri grek Akis Skertsos i tha BBC se një certifikatë e zakonshme dixhitale “nuk është aspak diskriminuese“. Ai argumentoi se turistët e pa vaksinuar mund të vizitonin Greqinë këtë verë, por procedura për ta do të ishte më e ngadaltë – ata do të duhej të testoheshin dhe mbase do të duhet të izoloheshin pas mbërritjes.

Greqia dhe Qiproja kanë rënë dakord të pranojnë turistë izraelitë me test  Covid-negativë këtë verë – ata që mund të provojnë statusin e tyre me certifikatën dixhitale “të gjelbër” izraelite.

austria covidin pasaporta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.