Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Gazetari kosovar i dhunuar dyshohet se theri me thikë të tre sulmuesit

23:06 / February 26, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
duriqi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Visar Duriqi është sulmuar të mërkurën mbrëma, në afërsi të banesës së tij në Fushë Kosovë, shkruan Reporteri.

Policia ka konfirmuar se Duriqi dyshohet që është sulmuar nga tre persona të maskuar, të cilët e kanë goditur me grushte gazetarin në hyrje të banesës së tij duke i shkaktuar lëndime trupore.

Në vetëmbrojtje, Duriqi i ka therë të tre sulmuesit me thikë. Gazeta “Reporteri.net” ka arritur që ta shohë raportin e Policisë për rastin e Duriqit, ku konfirmohet se viktima, në vetëmbrojtje të tre sulmuesit i ka therur me thikë në trup.

Reporteri.net merr vesh se Policia në kuadër të hetimeve për rastin, është duke verifikuar edhe të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë, dhe gjithashtu në Klinikën Emergjente në QKUK për të parë nëse në natën e sulmit ka kërkuar ndihmë ndonjë person që ka pasur plagë të thikës në trup. Ndryshe, edhe vetë gazetari Duriqi në një paraqitje të mbrëmshme ka konfirmuar se mban me vete një brisk për arsye sigurie, pasi që i njëjti ka thënë se për shkak të punës së tij merr kërcënime të vazhdueshme që nga viti 2014. Duriqi po ashtu ka konfirmuar se të paktën njërin nga sulmuesit e ka therë me thikë.

Sulmi ndaj Duriqit të cilit iu thyen katër dhëmbë u dënua gjerësisht nga përfaqësues politikë, gazetarët dhe Organizatat e Shoqërisë civile.

duriqi Gazetari Kosove Theri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet e para

12:47 / October 7, 2026

Protesta masive në Francë, policia përdor gaz lotsjellës ndaj nxënësve: Mbi 250 mijë persona në rrugë

11:15 / October 7, 2026

Dhunohet efektivi i policisë së Krujës, autorët i zunë pritë pranë banesës

10:28 / October 7, 2026

Rusia e hapur për takim Putin-Trump-Xi në samitin e APEC në Kinë

10:23 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.