Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Djegia e mandateve të PD”, Lubonja: Mund t’i dalë për mirë, por edhe për keq opozitës

17:41 / February 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lubonja 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 ka komentuar vendimin e opozitës për të djegur mandatet. Lubonja thotë se një gjë e tillë mund t’i dalë për mirë, por edhe për keq opozitës.

“Nuk e prisja se opozita vetë dhe opinioni ka qënë i ndarë për lënien e mandateve. Ka qënë një debat i hapur që të bën të mendosh se pas asaj që ndodhi ditën e protestës është marrë ky vendim. Jemi në një situatë që tentoj të mos jap gjykime të prera, se është mjaft kontradiktore. Por një gjë e them me bindje të plotë se këtu kemi një regjim, një dizenj politik të Ramës që s’ka vizion për të ndërtuar hapësira demokratike, por një dizejn autoritarist për të kontrolluar pushtetet dhe për të nxjerrë jashtë loje çdo kundërshtar. Drejtësia është kapur, media po ashtu. Kanë mbetur disa hapësira që ti lejon vetë regjimi. Ideja e fundit që lëshoi Basha është që unë kështu siç jam, jam fasadë prandaj do ta heq fare këtë fasadë. Mund të dalë më mirë kjo? Apo më keq kjo është një pikëpyetje, s’kam një mendi të qartë”,- tha Lubonja.

Megjithatë, analisti sheh dy anët e këtij vendimi, një pozitive dhe një negative.

“Ana pozitive për opozitën është fakti se në këtë mënyrë delegjitimohet në kuptimin ndërkombëtar, demaskohet kjo lloj Shqipërie që paraqitej si demokraci. Por ana e keqe është se kjo nënëkupton që ne presim sërish të na shpëtojnë ndërkombëtarët. Sa mund ti kesh në krahë këta ndërkombëtarë, si mbështetës të një stabiliteti. Të marrësh ndërkombëtarët ti bësh gjyqtarë në këtë situatë është pak i vështrë”,- thotë ai.

Analisti Fatos Lubonja mandate
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.