Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Programi ekonomik i PD-së, Stringa: Fatura e shpenzimeve mbetet e njëjtë, premtimet shtohen! Në krye të programit duhet të ketë uljen e borxhit publik

23:13 / March 1, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
stringa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eksperti i Ekonomisë Azmi Stringa, foli sonte në lidhje me menaxhimin e financave publike në vendin tonë, ndërkohë që ceku edhe programin ekonomik të Partisë Demokratike, premtime që synon t’i realizojë nëse fiton zgjedhjet e 25 prillit.

Stringa tha se opozita në krye të programit të saj duhet të ketë uljen e borxhit publik, ndërkohë që shtoi se ende nuk ka një shifër të saktë të se sa do të jetë rritja ekonomike dhe a është ajo e kapshme.

Aktualisht shtoi Stringa ne jemi në kushtet e një krizë, dhe se ekonomia shqiptare ka 10 vite që është në stanjacion.

‘Ajo që mua më bën përshtypje është mënyra sesi po adresohen çështjet nga palët politike, Mendojnë se shqiptarët nuk marrin vesh nga ekonomia. Palët po injorojnë ekzistencën e realitetit. Qeveria thotë se çdo gjë shkon mirë. Për katër vite do të kemi mundësi të bëjmë shumë më pak se kemi probleme të thella ekonomike. Opozita e injoron problemin duke dhënë alternativa shumë ambiciozë. Ne jemi në një situatë të rëndë ekonomike dhe jemi në një situatë të rëndë të financave publike dhe nga keqmenaxhimi i të ardhurave publike.

Pjesa më e madhe e barrës është ulja e taksave nga 15-9%. Do të ulet edhe akciza e naftës, 25 lekë, edhe ulja e sigurimeve shoqërore nga 25% që paguajnë të dyja palët në 18%, po ti marrim së bashku pjesën më të madhe e ka kjo e sigurimeve. Fatura në total ka dy probleme, unë konstatoj se ne akoma nuk i dimë të dhënat. A u përfshinë fatura për energjinë, fatura mbeti njësoj, por premtime të tjera u shtuan! Duhet të shihet programi zë më zë me koston përkatëse. Nuk mund ta marrim programin të shkëputur nga njëri tjetrit. Duhet të zgjidhen problemet strukturale në ekonomi. Thuhet se do të krijojmë rritje ekonomike, por duhet të dimë sa është kjo shifër dhe a është e kapshme?! Në kokë të programit ekonomik, duhet të kishte sa do të ulej borxhi publik. Ne jemi në kushtet e krizës aktualisht, por ekonomia jonë ka pasur probleme strukturale të mëdha para se të ndodhë tërmeti. Ne kemi 10 vite stanjacion. Para se të ndodhte tërmeti pati një rënie sërish ekonomike. Një rritje ekonomikë prej 7% ka ndodhur vetëm në 2007. Unë nuk them se nuk bëhet, por nuk bëhet direkt në vitin e parë. Pyetja shtohet se si do ti bëjmë? Duhet që ekonomia të jetë e çliruar, nga modeli aktual. ‘- tha Stringa.

borxhit fatura shpenzimeve stringa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Dëgjesa me fermerët/ Balluku dhe Salla në Fier: Lidhja me fermerët e qarkut është më shumë se bashkëpunim

10:50 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.