Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Kosova në pritje të konfirmimit nga COVAX për marrjen e vaksinave

23:58 / March 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vaksina 5 743x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria në detyrë e Shëndetësisë në Kosovë tha se është në pritje të “konfirmimit final” nga COVAX për marrjen e dozave të para të vaksinës kundër koronavirusit.

COVAX është një nismë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që synon shpërndarjen e vaksinave në mënyrë të barabartë, në të gjitha vendet e botës.

Në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se “COVAX ka publikuar në ueb-faqen e tij edhe itinerarin e shpërndarjes së vaksinave për vendet përfituese” dhe se Kosova “do t’i fitojë 100,800 doza të vaksinës AstraZeneca në fund të muajit shkurt (përkatësisht në kuartalin e parë të vitit 2021, janar-mars 2021)”.

Komunikata, e nënshkruar edhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe zyrat e OBSH-së dhe UNICEF-it (Fondacionit për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara), thotë se autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë kontaktuar edhe me shtetet e Bashkimit Evropian, edhe me prodhuesit e vaksinave për sigurimin e dozave të para.

Këtu përmendet komunikimi i ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj, me kompaninë prodhuese të vaksinës, Pfizer.

Më 8 janar, thuhet në komunikatë, Ministrisë së Shëndetësisë i është konfirmuar se 500,000 vaksina të Pfizerit janë ndarë për Kosovën.

“Edhe pse Ministrisë së Shëndetësisë i është thënë nga përfaqësuesit e Pfizerit se marrëveshja është e gatshme dhe do të dërgohet për nënshkrim, Ministria e Shëndetësisë s’e ka pranuar ende marrëveshjen në fjalë dhe nuk është shpjeguar nga kompania në fjalë se përse ka vonesa në këtë drejtim”, thuhet në komunikatë.

Më 19 shkurt, kompania Pfizer i ka thënë Radios Evropa e Lirë se është ende në diskutime me Qeverinë në detyrë të Kosovës për furnizim me vaksina kundër koronavirusit.

Përtej negocimit me Pfizerin, Ministria në detyrë e Shëndetësisë e Kosovës tha të hënën se ka arritur pajtim edhe me shtetin e Austrisë për sigurimin e 600,000 vaksinave, të cilat thuhet se do të mund të merren pasi shteti austriak t’i ketë bërë blerjet e vaksinave për vete.

Në komunikatë po ashtu thuhet se angazhimet e BE-së për t’i ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor për sigurimin e vaksinave kundër koronavirusit, deri më tash, nuk kanë rezultuar me sigurimin konkret të dozave të para, “përkundër ndarjes së një shume të konsideruar të mjeteve financiare për këtë qëllim”.

Kosova është i vetmi vend në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk ka nisur ende vaksinimin kundër koronavirusit.

konfirmimit Kosova vaksinave
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.