Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Prefekti i Lezhës/ Albin Kurti nuk kontaktoi dhe nuk komunikoi me autoritetet lokale

22:04 / March 2, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lezha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prefekti i Qarkut Lezhë, Gjokë Jaku u shpreh sonte se ka marrë shumë mesazhe në lidhje me mungesën e autoriteteve lokale në ceremoninë e “Besëlidhjes së Lezhës”, ku i pranishëm ishte edhe Albin Kurti, kreu i Vetvendosjes dhe kandidat për kryeministër i Kosovës. Jaku thotë se as Kurti dhe as stafi i tij nuk kanë kontaktuar dhe as komunikuar me autoritetet vendore në Lezhë.

Postimi i Prefektit Jaku:

Miq të nderuar, ju ndjekës të profilit tim të fb.!

Sot ishtë 2 marsi, datë të cilën e perkujtojnë të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës ku punojnë e jetojnë, si datën e Kuvendit Kombëtar ose e njohur si “Besëlidhja e Lezhës” e 2 mars 1444.

Lezha e lezhjanët kanë fatin që ky kuvend i princave shqiptarë është mbajtë në këtë qytet e për nder e përjetësim të kuvendit është ngritur dhe Obelisku në qëndër, si një pikë referimi për ne vëndasit dhe jo vetëm.

Ky vënd e qytet me të drejtë është quajt i shenjtë, ku çdo datë të 2 marsit perulemi para tij!

Për rëndësinë e kësaj ngjarje kulmore historike kanë shkruar breza të tërë studjuesish e historianë vëndas por dhe të huaj, e nuk dua të zgjatëm në këtë rast, pasi qëllimi i këtij shkrimi të shkurtër është një gjë tjeter.

Në kushtet e pandemisë që ka “pushtuar” ne dhe botën mbarë, autoritetet lokale, bashkia Lezhë, kishte menduar jo vetëm përkujtimin e kësaj ditë por dhe ti japë gjithë solemninetit që meriton përjetësisht “Besëlidhjes së Lezhës”.

Lezha ishte “e kuruar” si për ditë feste se e tillë është, aktivitetet e planifikuara, në kushtet e ruajtjes së protokollit e shendetit të pjesëmarrësve.

Do të donim shumë që të gjithë qytetarët të ishin të përfshirë në festë por kjo gjë nuk është e mundur në këtë kohë të vështirë për jetën e shendetin, e megjithatë besoj se festa u përcoll me gjithë madhështinë që meriton.

Po sot në Lezhë ishte dhe ish kryeministri dhe kanditati për kryeminister i Kosovës Z. Albin Kurti i shoqëruar nga figura të zëshme shqiptare të M. Veriut, M. Zi dhe krahinës së Preshevës.

Unë do kisha dashtë të isha nga pritësit e shoqëruesit e tyre në këtë ditë këtu në Lezhë, por kjo gjë nuk ndodhi.

Më lejoni të sqaroj miqtë e mi që më kanë shkruar aq shumë sot por dhe opinionin e interesuar.

Delegacioni i kryesuar nga Z. Albin Kurti nuk ka kontaktuar asnjë nga përfaqësuesit e institucioneve lokale në asnjë rrugë komunikimi.

Është në drejtën e tij të ligjshme të vizitojë çdo qytet të shtetit amë, sikunder të zgjedhë që Ai vetë apo stafi i tij të njoftojnë apo jo autoritetet vendore, të zgjedhë axhenden e ç’përfshirje do ketë ajo, nuk më takon mua të gjykoj aspak për zgjedhjen e ardhjes e mënyrën organizimit të vizitës së tij, e perseris, kjo është personale e tij dhe e stafit që e shoqëron.

Një gjë ju siguroj se nëse do ishim njoftuar e nëse do kishte preferuar që ta prisnim, do t’a bënim aq mirë e me të gjitha nderimet e kësaj dite të shenjtë.

Albin Kurti gjoke jaku kontaktoi Lezhes prefekti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.