Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Top Story/ Dokumentet, si u përfshi Malltezi në grabitjen e truallit të Partizanit

23:10 / March 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
malltezi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një prej pronarëve kryesorë, me 35 % të aksioneve në kompleksin “Magnet” është Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Pallatet nuk kanë lënë më asnjë gjurmë nga terrenet sportive. Ajo është shndërruar në një prej lagjeve më të preferuara të Tiranës sot. Ne do të tregojmë hap pas hapi se si Malltezi, duke shfrytëzuar pushtetin e vjehrrit, zaptoi truallin në mënyrë abuzive.

“Prishja e një kompleksi aq të rëndësishëm është një lajm përherë i keq, i cdo kompleksi por sidomos i Partizanit që ka qenë qendër ekselence e sportit shqiptar për dekada” u shpreh Eduard Prodani, Ish-Drejtor i Partizanit

Në vitet 1995-1999 familjet Begeja, Llagami,Alimehmeti, Vaqarri dhe Saliaga sigurojnë disa vendime për kthimin e truallit të lirë nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të pronës. Çuditërisht, mes pretenduesve ishte edhe Jamarbër Malltezi, edhe pse nuk figuronte si aplikant i drejtëpërdrejtë në Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Ai ishte një prej trashëgimtarëve të familjes Begeja, me 1/64-ën pjesë takuese, ose e thenë ndryshe pronar i 144 metër katror truall. Përmes kësaj hapësire të papërfillshme ai u fut në lojë.

“Ato ishin prapashtesa, ato privatët për ta denigruar, se ne na cuan nëvitin 95 te kjo, rrethi Tiranës, filluan cik më shumë se thanë po të privatizohet do na japin këto” u shpreh Bujar Labinoti, Ish-Drejtor i Partizanit

Familjet pretenduese kishin shkuar në gjykatë për njohjen e pronës dhe çeljen e dëshmive të trashëgimisë. Pavarësisht përçapjeve, nuk kishin arritur dot ta merrnin fizikisht terrenin pasi ligji e pengonte. Në mbi 80 raste, janë iniciuar procese për privatizim të komplekseve sportive, por, pa sukses…

Vite më vonë, për klubin Partizani do të ndiqeshin procedura të dyshimta.
“Ky është rasti i vetëm se me thënë troç, kishte interesim personal nga ish kryeministri dhe presidenti Sali Berisha, se dhëndri tij është një nga ata. Ka pas interesim të jashtëzakonshëm nga gjithë qeveria për ta realizuar atë” u shpreh Isa Tare, Ish-Drejtor Shumësportëshi Partizani.

klubi malltezi partizani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.