Konkurrenti i emisionit “Për’puthen”, Atdhe Xharavina, ka munguar prej disa ditësh në emision ndaj moderatorja Bora Zemani është detyruar të shpjegojë mungesën e tij.
Ajo ka treguar se për fat të keq, konkurrenti është infektuar me Covid-19, ndaj do t’i mungojë për disa ditë “Për’puthen”.
Vetë konkurrenti nuk e ka bërë të ditur këtë lajm në rrjete sociale, ndërkohë që nuk dihet as gjendja e tij shëndetësore. Produksioni i uroi Atdheut shërim të shpejtë dhe rikthimin sa më parë në “Për’puthen”.
Nga shtëpia, Atdheu ka thumbuar konkurrentët e emisionit duke shkruar në një postim në InsaStory:
“Kur nuk është macja në shtëpi, minjtë bëjnë dasëm.”- janë fjalët e tij që s’dihet kujt ia drejton.
Fatmirësisht, Atdheu e ka kaluar Covid-19, siç ka lajmëruar në një postim në InstaStory.
“Më në fund negativ dhe unë. Shumë e vështirë që një njeri kaq pozitiv sa unë, të bëhej negativ. Shumë faleminderit për mbështetjen tuaj. Shihemi shpejt.”- shkruan ai, pa treguar më specifikisht nvse do të rikthehet në “Për’puthen”.

