Moderatorja Alketa Vejsiu nuk ka eksperimentuar pak në muzikë dhe ja ka dalë me sukses, megjithse duket qartë se dashuria e saj e parë është moderimi.
Ajo ka sjellë herë pas herë këngë që kanë marrë mjaft vlerësim, ndërsa vetë Alketa tregoi në rrjetet sociale se këtë talent e ka trashëguar nga i ati, që paska një zë mjaft të mirë!
“Babo shpirti, e kemi në gjak muzikën si fis. Do të çoj në X Factor. Që të këndon shpirti”, ka shkruar moderatorja në InstaStory.

