Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Gjimshiti merr frymë i qetë. Asnjë frakturë, por i heqin një asist

09:31 / March 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjimshiti.webp1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Berat Gjimshiti duket se nuk do të ketë nevojë për pushime të detyruara apo qoftë edhe për maskë mbrojtëse si pasojë e goditjes që mori në ndeshjen kundër Krotones. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare mori një goditje në fytyrë dhe u shfaqë në vështirësi në momentet e fundit të sfidës si pasojë e saj.

Fillimisht u mendua se ai mund të kishte një frakturë në hundë si pasojë e asaj goditje, por për fatin e mirë të tij, është konstatuar se nuk ka asnjë të tillë. Kështu, në klub shpresojnë ta rikuperojnë që për ndeshjen e kësaj fundjavë, duke llogaritur se Gjimshiti është një prej elementëve më të rëndësishëm për prapavijën e Atalantës. Padyshim që ky është një lajm i mirë edhe për përfaqësuesen shqiptare pasi Gjimshiti do të jetë në formë optimale para sfidave që luhen në fund të marsit.

Megjithatë, dita e djeshme ka pasur një lajm negativ për mbrojtësin kuqezi, i cili ka parë t’i hiqet nga lista e statistikave të tij personale një asist për ndeshjen e fundit. Ai ishte gjykuar se kishte dhënë asistin për golin e Palominos që çoi rezultatin në 2-1. Por pastaj pamjet filmike treguan se Gjimshiti nuk kishte devijuar topin e si rrjedhojë, asisti i ka shkuar Muriel i cili ekzekutoi goditjen nga këndi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Përfundon kontrata e Edi Martinit te Vllaznia, klubi shkodran e shkarkon nga detyra

20:39 / October 1, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026

Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: Synojmë vendin e parë

20:03 / September 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.