Mjeku Ilir Allkja ka publikuar një denoncim të një qytetareje në profilin e tij në Facebook, e cila në një status tregon peripecitë që ka kaluar pasi i shoqi ishte infektuar me Covid-19. Krah një fotoje ku duket një bisedë që flet për një takim të sajin me Çomon, zonja e quajtur Saimira Shaska Durmishi shkruan se një ditë para se t’i vdiste i shoqi, Arjani, ka qenë Çomo ajo që ia ka transferuar në pavionin e saj, me argumentin se do ta kishte ‘nën kontroll’.
Ajo shton më tej se tre infermiere ek anë shoqëruar në zyrën e Çomos të cilës i ka dorëzuar 1 milionë lekë në një zarf. Më pas, siç shkruan Saimira, Çomo është larguar duke thënë “do jemi në kontakt”, por 14 orë më vonë e ka njoftuar se i shoqi ka ndërruar jetë. “Nuk ia doli dot”, mësohet të ketë thënë ajo.
Në denoncim qytetarja shton se çdokush, kur vjen puna për të shpëtuar një jetë, do japë ç’të mundet, edhe para, port ë marrësh para kur e di që pacienti nuk do t’ia dalë dot, i duket çudi.
Statusi i plotë, i ripostuar nga Allkja:
Dy fjalë për Najada Çomon. Fati e desh që t’a njoh nga afër Najada Çomo-n.
Kur njeriu ka hall sidomos hall shendeti nuk mendohet shumë por jep ç’të mundet për të shpëtuar jetën e më të dashurve të zemrës. Midis shumë bisedave telefonike, mesazheve, e-maileve të atyre ditëve që më mesonin si mund të shkoja të takoja e të paguaja mjekët dhe infermierët ditët që im shoq ishte në spital (gjë që e bëja në çdo turn) një mesazh atë dite në tel tim ishte: “Ajo ka çdo gjë në dorë në spital, kush do ajo shpëton, kush nuk paguan Atë vdes”….Nuk ishte mjekja kuruese Najada, por si shefe pavioni e mori në pavionin e saj, nga mjekja që e trajtonte në katin e tretë e zbriti në katin e parë (gjë që se kuptova asnjehere pse). Kjo më detyroi te shkoj ta takoj ate mbrëmje “nën masa të rrepta sigurie” pasi më priten te porta e më shoqeruan 3 infermiere per te zyra e saj…
Shkova me atë “zarfin e famshëm me 1milion lekë) duke i premtuar se te nesermen do shkoja përsëri në të njëjtën mënyrë. Ajo që e njihte mirë gjendjen e rënduar të Arjanit,(vetem 24 orët e fundit që e zbriti) ajo që e nisi bisedën me fjalët “Kam degjuar se doni ta transferoni në Turqi apo te Amerikani, por mos e levizni që këtu sepse lëvizja mund të jetë fatale” ajo që më tha e mora në pavionin tim t’a shoh me prioritetin e shefes, e mori zarfin me lekë sikur mori zarfin me analizat e pacientit. Tha një: – do jemi në kontakt dhe u largua…. 14 orë më pas më njoftoi po vet “që Arjani nuk ja doli dot”. Mendoj se fatin e kemi të shkruar dhe nuk dua te mendoj se e largoi nga kjo jetë Najada se po të ishte kështu do vepronim ndryshe por ama të marresh rryshfet kur e di që është gjëndje pa shpresë kjo më çuditi ashtu sikurse nuk më çudit aspak emri i saj në listat per deputete të Partisë Socialiste por më lind natyrshëm pyetja…
E cfarë do bëjnë me këto lekë e më keq akoma me mallkimet e njerëzve që dhimbja u ka mberthyer shpirtin!?