Ditën e sotme luhen edhe dy ndeshjet përmbyllëse të javës së 23 të Kategorisë Superiore. Vllaznia, do të luajë ndaj Kukësit në Loro Boriçi teksa shkodranët duhet të mbajnë vendin e parë. Kuqeblutë, vijnë pas një periudhe jo shumë pozitive që ka bërë edhe që diferenca me ndjekësit të zerohet, e tashmë duket sikur për Vllazninë kampionati nis nga fillimi dhe në rast se pretendojnë titullin atëherë duhen pikët maksimale.
Mirëpo, verilindorët nuk kanë hequr dorë nga objektivat e tyre dhe pretendojnë zonën europiane. Lajmi i mirë për ta është rikthimi i sulmuesit kryesor Agim Ibraimi, të cilin trajneri Mirel Josa nuk e kishte në dispozicion në javën e kaluar. Ndërkaq, ndeshja tjetër është ajo mes Laçit dhe Apolonisë. Kurbinasit janë një nga skuadrat më në formë të momentit në Superiore dhe të besuarit e trajnerit Duro do të kërkojnë me çdo kusht tre pikët për të vazhduar ëndrrën e titullit.
Nga ana tjetër, fierakët luftojnë për mbijetesën dhe duke parë edhe rezultatet e kundërshtarëve direktë si Bylisi dhe Skënderbeu në këtë javë, atëherë për ta edhe një pikë do të vlente shumë. /