Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kryeson listën e PS në Korçë, Eni Zake reagon për herë të parë: Nuk do pranoja kandidim në…

21:17 / March 8, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Zake eni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eni Zake ështëë caktuar e para e listës për këtë qark në zgjedhjet e 25 Prillit. Zake ka deklaruar për Abcneës se e priste kandididim pasi prej shumë kohësh është pjesë e Partisë Socialiste. Ajo shprehet se nuk do të pranonte të garonte për deputete në asnjë qark tjetër duke qenë se si përfaqësuese e zonës ku ka jetuar për shume vite ndihet më afër elektoratit.

Këtë e quan favor në krahasim me rivalët politikë që nuk janë nga zona e Korçës dhe synojnë votën e elektoratit të saj për një vend në parlament pas 2 Prillit.

Pjesë nga biseda:

E prisnit kandidimit tuaj në qarkun e Korçës?

E prisja. Nuk ishte surprizë për mua

Cilat janë sfidat që prisni nga ky kandidim?

Unë jam pjesë e strukturave të Partisë Socialiste. Dhe nuk është se kam hyrë tani dhe të ishte surprizë. Jam sekretare organizative. Jam koordinatore elektorale. Kam qenë koordinatore e Gruas Socialiste. Jam anëtare e Këshillit bashkiak. Anëtare e këshillit të qarkut. Jam prej goxha kohës pjesë e strukturave

Duke qenë e vendosur në Korçë, ndiheni një lloj afrimiteti me elektoratin në krahasim me pjesën tjetër?

Patjetër. Unë kam jetuar, Kam lindur, jam rritur dhe jam shkolluar në Korçë. Kam bërë studime jashtë shtetit dhe jam kthyer sërish në Korçë. Gjithë aktivitetin tim profesional e kam krye në qytetin e Korçës. Kam drejtuar shumë institucione në Korçë në fushën e financave pasi arsimimi im ka profil ekonomik. Kandidimi im në qytetin ku jam lindur dhe jam rritur është favorizim.

Nëse do ju kërkonit të kandidonit në një qytet tjetër do pranonit?

Jo.  Për mua ishte vlerësim i madh. Është një detyrë dhe përgjegjësi shumë e madhe të përfaqësoj qytetin dhe mbështetësit e Partisë Socialiste në Parlamentin Shqiptar.

Gjatë prezantimit të kandidaturës së Eni Zakes Rama e vlerësoi kontributin e saj në fushën e arsimit dhe administratës.

“Eni Zake është vendi i parë në Korçë. Administratore e fakultetit Fan Noli në Korçë. Pedagoge prej shumë vitesh. Anëtare e Këshillit Bashkiak. Komunitetit i jep mesazhin e parë të përpjekjes për atë që duan të kenë”, deklaroi Rama.

eni zake pranoja reagon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama paralajmëron ndryshimin e inspektimeve  pas takimit me ministren Ibrahimaj dhe kryeinspektorin Sulaj: “Gjoba është arma e fundit, jo e para”

13:19 / September 2, 2026

Evis Sala jep dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë

13:03 / September 2, 2026

Rama mbledh sot qeverinë dhe drejtuesit politikë: Në fokus “Besa”, “Prania Besnike” dhe zgjedhjet e 2027

10:58 / September 2, 2026

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.