Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

I vetmi që del i buzëqeshur është Bledi Çuçi, kush ua trishtoi fytyrat socialistëve, Balla pritet të dalë të lexojë emrat

23:14 / March 8, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
blendi cuci rrush
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I vetmi që ka dalë i buzëqeshur nga selia e Partisë Socialiste është ministri i Brendshëm Bledi Çuçi. Mësohet se Pandeli Majko dhe ish-ministri Fatmir Xhafaj janë parë të trishtuar në fytyrë, siç duket për numrat në të cilat i ka vendosur kryeministri Rama.

Vetë Majko ka vendosur që të refuzojë vendin e 19-të, ndërsa Xhafaj ende nuk ka marrë një mendim. Pritet që emrat e 140 kandidatëve për deputetë të depozitohen në KQZ nga momenti në moment.

Por çfarë po ndodh sot?

Sot është afati i fundit për partitë politike që të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat e kandidatëve për deputetë. Ndërkohë që PS dhe PD kanë paralajmëruar mbledhje dhe takime gjatë pasdites në selitë respektive, LSI ka ‘mbyllur punë’ me emrat që do të garojnë në 12 qarqe.

Vetë kryetarja Monika Kryemadhi, ka zgjedhur që të jetë në krye të tre qarqeve; Tiranë, Elbasan dhe Fier. Deri më tani Rama ka deklaruar zyrtarisht se do të kandidojë në Vlorë dhe Durrës, ndërsa Basha ka lënë çdo gjë për t’u zbuluar në momentin e fundit. Nga partitë e mëdha priten surpriza, e sidomos nga PS që ka bërë një proces plot tension me hyrje dhe dalje nga lista e garuesve.

Blendi Çuçi buzeqeshur trishtoi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama uron Melonin për rekordin historik: “Giorgia, tani ke vetëm një rekord për të thyer, atë timin”

09:30 / September 4, 2026

Veliaj rimori kompetencat, punonjësit e Bashkisë së Tiranës në aksion edhe gjatë natës për mirëmbajtjen e kryeqytetit

09:21 / September 4, 2026

Zëvendëson Evis Salën/ Kush është Klodiana Spahiu, ministrja e re e Shëndetësisë

13:56 / September 3, 2026

“Humbja e kontaktit me njerëzit, model fatal,” Rama: Moduli me 100-pikë për deputetët do të masë punën në Kuvend dhe në terren

11:24 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.